Një enigmë e zgjidhur nga bashkëpunimi Lindita Komani, Dorian Koçi dhe Fotaq Andrea.

Enigma u zgjidh. E kam fjalën për autorësinë e “Principata Shqipëri”. Karl Thopia shqiptar apo austriak? Karl Gurakuqi apo Eqerem Bej Vlora? Alfred Rappaport, August Kral apo baroni Franc Nopsca? Emra që u hodhën dje gjatë përurimit apo edhe në paraqitjet televizive me rastin e përurimit të librit si nga unë ashtu edhe nga pjesëmarrës në përurim, posaçërisht drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z.Koçi. Me ndihmën e mediave televizive nëpërmjet të cilave ka ndjekur përurimin dhe kronikat mbi të si dhe internetit të bekuar, një i njohur që nga koha e angazhimit tim në Alb-Shkenca, një ekspert në fushën e studimeve kulturore, z.Fotaq Andrea, më kontaktoi me e-mail dhe ndau informacionin e vyer.

Carl Burchberger (foto e publikuar nga Dorian Koçi)

Karl Thopia është pseudonimi i përdorur nga Carl Buchberger, diplomat austriak, këshilltar privat i Princit Wied në 1914. Sikurse ka shkruar albanologu Robert Elsie, i cili në kontributet e tij lidhur me historinë e Shqipërisë, ka lënë pas edhe një faqe mbi Carl Buchberger: Pas dorëheqjes në qershor të atij viti u kthye në shërbimin diplomatik austriak, shërbeu në Hagë, më pas si administrator civil në Mitrovicë/Kosovë (1916), në Berlin (1917-1924), si chargé d’affaires në Stokholm (1925-1933) dhe si ambasador i Austrisë në Turqi, Persi dhe Irak (1933-1938). Gjatë periudhës së nazizmit, jetoi në ekzil në Suedi ku edhe mori pashaportën suedeze. Rreth vitit 1922 ai la dhe kujtimet e tij personale mbi muajt dramatike në Durrës që Elsie i ka përkthyer nga gjermanishtja në anglisht dhe i ka paraqitur në vijim të hyrjes biografike po në këtë faqe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here