• Nga Pal Ndrecaj

ME THOTE SE I DO VJERSHAT E MIA POR PERHERE ME QORTON SE ATO FLASIN ME SHUME PER TE KEQEN SE PER TE MIREN

E keqja ne vjersha eshte per me e ndjeke te keqen ne jete
sic e nxjerrnin gjysherit tane plumbin me plumb
nje trendafil i kuq si metafore e te mires me duket teknologji e lehte
per me e godite te keqen duhen ca predha qe e bajne shkrumb

Mbaje mend dy sy qe varen ngadale e shuhen n’ekstaze
mund t’i tremb nje krisme e befte qe ndodh edhe me pahir
imja eshte t’ua siguroj paqen ne ate oaze
qe i bjen se e nxorem plumbin…
pastaj dollia: Gezuar, tash per te mire!

Nga: “Gdhendja e permasave”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.