Kur libri “Mjalti” i Mari Nanette është më i ëmbël se mjalti – nga Flogerta Krypi

0
72

Përpara pak kohësh më ra në duar një roman që më kishin sygjeruar disa miq, por nuk kisha patur ende kohë për ta blerë e aq më pak për ta lexuar. Skeptike siç jam thuajse gjithmonë kur marr libra të sygjeruar nga të tjerët i hodha një vështrim të shpejtë për të krijuar një ide për të, por libri më përpiu që në faqet e parë dhe nuk u ngrita nga shtrati pa e përfunduar.

Kisha mbi pesë orë që lexoja e etur për të ditur më shumë, pesë orë e humbur në historinë magjike të një mori personazhesh që të merrnin frymën shumicën e kohës me të papritura dhe ndodhi të paparashikueshme. Historia merr fill në një fshat të humbur dhe të izoluar nga bota. Në këtë vend duket sikur ligësia e njerëzve ka gjenezën. Një fshat i rrethuar me male nga ku askush nuk ka guxuar të dalë ndonjëherë, kjo jo vetëm për shkak të frikës, por mbi të gjitha për shkak të shmangies me të panjohurën.

Ky libër shpalos jetën e Margos, një grua shumë e bukur dhe intelegjente, e cila mbetet vejushë në një moshë shumë të re dhe jeta e saj është e kufizuar duke dhënë mësim në fshat dhe duke iu përkushtuar babait të saj të sëmurë dhe djalit. Sikur mos t’i mjaftojnë problemet dhe vuajtjet e veta i gjithi fshati i vihet kundër, shtyrë nga një nga gratë e fshtatit. Këtu merr nismë e gjithë rrëfenja e një gruaje që lufton për të ruajtur dijen si të vetmin burim për të shpëtuar nga izolimi. E megjithatë shumicën e kohës nuk mjafton të luftosh, kur pranë nuk ke askënd që të mbështet.

Në pjesët në vijim të librit do njihesh me Folisën, një vajzë kokëkuqe që e shfaq pasionin dhe rebelimin e saj ndaj padrejtësisë në çdo hap dhe në çdo faqe të këtij libri. Po kush është rëndësia e mjaltit mund të pyesë ndokush duke qenë se dhe vetë titulli i librit është Mjalti? Mjalti është nekatari i jetës, dërguar nga perëndia për të sjellë pak harmoni në këtë fshat të çmendur ku zilia dhe intrigat kanë zënë rrënjë dhe nuk do të dalin ndonjëherë prej aty. Mjalti përfaqëson të gjithë të mirën që jeta të jep dhe ti e hedh tutje dhe pse në shpesh në faqet e ktij romani do shfaqet ndonjëherë thjesht si një mjet mbijetese. Në fakt është shumë më shumë se kaq.

Një nga gjërat që më ka munguar më së shumti në librat e shkruar nga autorë shqiptarë është pikërisht larmishmëria e ngjarjeve, krijimi i shumë karaktereve tek personazhet. Ky libër përsos faktit që është shkruar me një stil të drejtpërdrejtë dhe detajues, të krijon mundësinë që t’i të identifikosh veten tek personazhet e atij libri. Shpesh të duket sikur ai fshati është vendi ynë. Tek ti përpiqesh të ruash mirësinë brenda vetes, pjesa tjetër e njerëzve po bëjnë përpjekjet maksimale për të të nxjerrë nga streha jote e qetësisë. Ndaj një nga pyetjet që më rrahu si çekan për një kohë të gjatë pasi përfundova librin ishte, sa mund ta duash jetën kur çdo gjë të shtyn drejt vdekjes?

Një roman plot aventura, magji, shpresë, intriga dhe humor fin pret të lexohet prej jush. Ndaj mos e humbisni dhe bëjeni pjesë të bibliotekës tuaj. Ndonjëherë gjërat që kemi nevojë në jetë janë përpara nesh, ne duhet thjesht të zgjasim dorën për t’I tërhequr. Një ftesë për lexim dhe diskutim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here