Dokument i rrallë i dalë për herë të parë nga arkivi qëndror i shtetit, lidhur me Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi.

Dokumenti në fjalë është i vitit 1942, në të cilin Ministria e Punëve të Brëndshme i drejtohet këshillit të ministrave ku parashtron nje shkresë të prefekturës së Pejes e datës 26/12/1941 drejtuar ministrisë së brëndshme ku njofton se me rastin e caktimit të vijës së demarkacionit me Malin e Zi, komuna e Petnicës, e përbërë krejt prej popullate Shqiptare, është lidhur me nënprefekturën e Beranit, duke mbetur kështu në Mal të zi.
Ndër të tjera ky dokument vazhdon : Kjo komunë për racë, gjuhë, kombësi e zakone ashtt krejt Shqiptare dhe ban pjesë të pa ndarë me provincën e Pregekturës Pejës, dhe nuk e lidh as gja me Malin e Zi.
Dëshira e popullit ka qenë dhe asht që t`aneksohet me pjesën e jonë të Kosovës së shlirueme, dhe asht në pa mundësi jetese po të ngelë në Mal të Zi, sic asht sot. (Për më tepër dokumenti)


Kjo krahinë sot është jashtë trevave Shqiptare dhe është për të ardhur keq që trualli jonë kombëtar vazhdon akoma të t`kurren jo me luftra por me demarkacione, me marrveshje, për interesa personale,politike, nderkombëtare. Do doja të përmendja fjalët e Albin Kurtit ku thotë se kjo tokë që po falet nuk është as tokë e Rusisë, as e BE-së. Ajo tokë ka qenë gjithnjë e Kosovës, e shqiptarëve, dhe kjo është dëshmuar gjerësisht me dokumentacion vendor e ndërkombëtar. Serbë dhe malazezë aty nuk ka patur kurrë, përveçse me uniformë, por edhe ata janë shporrur.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here