Në muajin tetor unë pata kënaqësinë të punoj për herë të parë në një panair libri në Tiranë dhe deri më sot e klasifikoj tek top lista e eksperiencave më të bukura në jetë. Panairi i librit në Shqipëri është gjithmonë një lloj feste për dashamirësit e librit, por unë kurrë nuk e kisha menduar kurrë se emocioni i këtij panairi do të ishin fëmijët. Gjatë atyre pesë ditëve të panairit, tek punoja në stendën e librave për fëmijë për Botimet Dituria, e preka nga afër magjinë e librit tek kjo grupmoshë. Ata vinin me një fryë për të marrë librat e tyre të preferuar, shoqëruar me miqtë, por jo vetëm. Ndaj kur u lançua një Festival librash për fëmijë dhe të rinj, u trishtova sepse nuk do të jem atje për të ndarë një botë të re me fëmijët.

Në Shqipëri për herë të parë me mbështetjen e Creative Europe, Shtëpia Botuese Dituria në bashkëpunim me Agenzia Arcipelago, Itali dhe Shtëpinë Botuese Arberia Design, Maqedoni, po zhvillojnë Festivalin e Librave për fëmijë dhe të rinj nga data 16 – 18 mars në Muzeun Kombëtar. Një projekt që merr jetë nga Shtëpia Botuese Dituria dhe mbushet me një sërë aktivitetesh të nevojshme për të afruar dhe më shumë të rinjtë me letërsinë. Takime që konsistojnë në seminare krijuese për fëmijët, në lexime, në takime autorësh të huaj dhe shqiptarë me lexuesit e tyre, në promovime librash për herë të parë në treg si dhe për panele të fuqishme diskutimi për problematikat që ka sot letërsia shqipe për fëmijë.

Prezenca e personaliteteve të letrës shqipe dhe asaj të huaj do të krijojë një harmoni letrare, por mbi të gjitha do të forcojë mardhenien lexues – shkrimtarë. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti multikulturor mbetet promovimi i letërsisë për fëmijë dhe qasjen e lexuesit të vogël dhe të ri të librit artistik ose joartistik. Ndaj mos nguroni të merrni pjesë miq në aktivitet si laboratorët krijues dhe artistike, nga libri, teatri, filmi, miniekspozita, workshope etj. Gjallëria që do gjendet për tre ditë në Muzeun Kombëtar, besomëni nuk ka të përshkruar. Fëmijët vijnë të entuziasmuar pa fund për të përpirë historitë që gjendet faqet e këtyre librave.

Ndaj iu sygjeroj mos të mungoni në këto ditë magjike për librin për fëmijë dhe të rinj, për tre ditë me rradhë nga ora 10:00 – 17:00 në Muzeun Kombëtar. Për më shumë informacion rreth kalendarit të aktiviteteve klikoni linkun e mëposhtëm:

Programi i Festivalit të Librit

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.