Filozofi Roger Scruton: Përse ka rëndësi e bukura?

0
342

“Diskutimet me të cilat jam marrë unë janë të rrezikshme. Në kulturën tonë demokratike, shpesh njerëzit mendojnë se është kërcënuese që të gjykosh shijen e dikujt tjetër. Disa madje ofendohen nëse thua se ka një dallim midis shijes së mirë dhe asaj të keqe, ose që ajo që shikon ka rëndësi. Mbase njerëzit e kanë humbur besimin e tyre tek e bukura sepse ato kanë humbur besimin e tyre tek idealet. Gjithcka që ekziston është vetëm bota e orekseve. Nuk ka vlera të tjera përveç atyre utilitare. Diçka ka vlerë nëse mund të përdoret. Cili është në këtë rast përdorimi i së bukurës?! Oscar Wilde ka shkruar se ‘i gjithë arti është absolutisht i padobishëm.’ Për Wild, e bukura kishte një vlerë shumë më të madhe sesa dobia. Njerëzit kanë nevojë për gjëra të padobishme madje edhe më shumë nga sa ata kanë nevojë për gjërat e dobishme në jetët e tyre. Vetëm mendojeni! Cila është dobia e dashurisë, e miqësisë, e adhurimit? Asnjë! Atëherë e njëjta gjë vlen edhe për të bukurën. Shoqëria jonë konsumatrore vendos në vend të parë dobinë. E bukura s’është gjë tjetër veçse një efekt anësor. Duke qenë se, arti është i padobishëm atëherë nuk ka rëndësi së çfarë lexon, çfarë shikon apo çfarë dëgjon. Nga çdo anë, jemi të rrethuar nga mesazhe të nxitura nga oreksi i cili nuk plotësohet kurrë. Kjo është arsyeja përse e bukura po zhduket nga bota jonë. Në botën e sotme një reklamë është më e rëndësishme sesa një vepër arti dhe shpesh veprat e artit përpiqen të kapin vëmendjen tonë në të njëjtën mënyrë siç bëjnë reklamat dhe duke na u paraqitur si të papërpunuara ose të paturpshme. Ashtu si reklamat, edhe veprat e artit sot përpiqen që të krijojnë një markë edhe nëse ato s’kanë asnjë produkt për të shitur përveç vetes…”

(Shkëputur nga dokumentar në BBC/Solli në shqip: Enkeleda Suti)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.