Panairi i librit 2017 solli në tregun shqiptar shumë botime interesante nga autorë të panjohur deri tani, por që u pritën mjaft mirë dhe u vlerësuan për risitë që përçojnë. Një prej këtyre është Saimir Muzhaka me romanin Qyteti Plak, sjellë në treg nga Botimet Onufri. Mes shumë dorëshkrimesh të nisura për projektin e Ministrisë së Kulturës në mbështetje të autoëve të rinj shqiptar, ky dorëshkrim u zgjodh tek pesë më të mirët.

Këtë libër e mora dhuratë nga autori dhe të them të drejtën e kam lexuar me një frymë, të hënën e njëmbëdhjetë dhjetorit. Krijova një ide të përgjithshme për romanin që në prologun e tij dhe këto bindje u përforcuan pozitivisht nga faqja në faqe, derisa e takova përballë Qyteti Plak. Impakti i librit qe aq i madh tek unë, sa një ditë mora autobusin dhe shkova të shoh qytetin  e Beratit.

Ashtu si Geraldi dhe unë u ndesha me zakonet tipike shqiptare gjatë një udhëtimi dy orësh, nëpër rrugë të vështira. Geraldi kishte dy vite që nuk shkonte në qytetin e tij të lindjes, pasi kishte filluar studimet për gazetari në Tiranë, kurse për mua kjo ishte hera e dytë që shkoja në Berat. Herën e parë kam qenë në një ekskursion në klasën e katërt dhe thuajse çdo kujtim më ishte fshirë nga mendja. Ky qe rrugëtim i dytë, por tashmë më dha një portret të qartë për qytetin e një mbi një dritareve.

Geraldi ecën nëpër Berat duke ndarë me ty me kujtimet e tij që duket sikur kanë mbetur akoma të ngrira aty në kohë. Ai thjesht ecën dhe ndan me ne çdo gur të atij qyteti që e ka ndryshuar duke lënëmbi të gjurmë të thella. E pikërisht këtu nis dhe libri i vërtetë, ku kanë ndodhur tri vdekje që kanë një emërues të përbashkët, ikjen nga Berati. Një vdekje vjen nga ikja nga qyteti, një vdekje nga ikja nga realiteti dhe e fundit një vdekje vjen prej ikjes nga ëndrrat. E kështu autori mbledh disa inspektorë të kotësisë për tëgjetur një fajtor për këto fatkeqësi, qëpopulli i Beratit të qetësohet, sepse ato besojnë që këto janë shenja paralajmërimi për një tërmet të fuqishëm, të ngjashëm me atë vitit 1851.

Kjo është gjithçka që ke nevojë të dish për këtë “gjygj pa gjygjtar, proces pa proces, krime pa fajtorë” që nis në qytetin plak. E aty do të takosh Saimirin qënëpërmjet personazheve të tij rrëfen për autorët që e kanë ndryshuar, duke i rënditur ata sipas rëndësisë në raftet e shtëpisë së personazheve të tij. Fillon t’i ngjajë Kafkës, autorit të tij të preferuar, qënë momentin që e detyron Geraldin qëpër hir të rrethanave, të fillojë të hetojë për këto vdekje dhe pse këtu një fajtor nuk ka. Ai lëvron bukurinë e këtij qyteti qëpo thahet me të njëjtin stil letrar dhe gjuhësor që ka ndjekur Kadareja në librin e tij Kronikë në gur. E kështu ky autor, që duhet të kthehet në njësi matëse për llojin e letërsisë shqiptare që lexojmë, na mëson mbi të gjitha të vlerësojmë bukurinë e gjuhës shqipe. Një ndër të bukurat e këtij libri është se aty do gjeni fjalë aq të vjetra, sa ndoshta dhe prindërit tanë nuk i dinë.

Në qytetin plak do të gjeni marrdhëniet tipike shqiptare, duke filluar me raportin qytet – fshat e duke përfunduar me marrdhëniet nënë – bir, bir – grua, grua – vjerrë, vjerrë – lagje. Ndaj mos e humbisni aromën e realitetit shqiptar tëshprehur në këtë libër, që shërben si pasqyrë besnike e realitetit që na rrethon. Lexoni një autor që jo vetëm vlerëson tëbukurën dhe mallkimin e së bukurës në Shqipëri, por të jep shpesh përgjigje për pyetje që ia ke drejtuar vetes gjithmonë. Jepni një mundësi letërsisë shqiptare të re, që mos të kaloni gjithë jetën duke u ankuar për zbrastësinë që ka patur letërsia vitet e fundit. Ka disa të rinj që po përpiqen ta ndryshojnë këto faqe të kulturës shqiptare, por nuk e bëjnë dot vetëm. Kanë nevojë për ty. Për lexues të mirë si ti…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.