Nga Benjamin Zander

Benjamin Zander (1939), është një dirigjent anglez, i cili aktualisht shërben si dirigjent i Orkestrës Filarmonike të Boston-it dhe Orkestrës Rinore Filarmonike të Boston-it, si edhe si dirigjent i ftuar në orkestra të tjera në mbarë botën. Aktualisht, ai është duke përfunduar regjistrimin e ciklit të plotë të simfonive të Mahler-it, të cilat janë pritur me nje vlerësim të jashtëzakonshëm nga kritika, njëherësh për interpretimin e Zander-it, si edhe për diskun e plotë shpejgues të përmbajtjes së muzikës për muzikëdashësit.

Mesazhi 1

Ndoshta, shumë prej jush e njohin hisotrinë e dy tregëtarëve të cilët udhëtuan në Afrikë në 1900-tën. Ata u dërguan për të zbuluar nëse kishte ndonjë mundësi për të shitur këpucë atje. Të dy shkruan telegrame mbrapsh në Mançester. Njëri prej tyre shkuante, ‘Situata është e pashpresë. Ata nuk veshin këpucë.’ Ndërsa, tjetri shkroi, ‘Mundësi e jashtëzakonshme; ata ende nuk kanë këpucë.’ Tani, ka një situatë të ngjashme në botën e muzikës klasike. Sepse ka nga ata që mendojnë se muzika klasike është duke vdekur, por ka edhe nga ne që mendojnë se s’keni parë gjë ende.

Mesazhi 2

Besoj se këtu jeni 160 persona. Sipas meje, ndoshta 45-pesë prej jush janë absolutisht të apasionuar pas muzikës klasike. Ju e adhuroni muzikën klasike! FM-ja juaj në radio është gjithmonë aty tek ai kanali klasik. Dhe, ju keni CD me muzikë klasike në makinën tuaj, apo shkoni të dëgjoni simfoni, ndoshta keni fëmijë që luajnë instrumente muzikorë. Ju nuk mund ta imagjinoni jetën tuaj pa muzikën klasike. Dhe, ky është grupi i parë dhe ky është një grupi i vogël.

Pastaj vjen grupi i dytë, që është një grup më i madh. Këtu futen ata njerëz të cilën nuk e kanë problem muzikën klasike. Ata kthehen në shtëpoi pas një dite të gjatë, rrëmbeni një gotë verë, ngrejnë pak këmbët mbi tavolinë, vendosin pak Vivaldi në sfond dhe pak muzikë në sfond nuk është se përbën ndonjë dëm për ju, apo jo?

Tani, kemi grupin e tretë. Këta janë njerëzit që nuk dëgjojnë kurrë muzikë klasike. Ajo thjesht nuk është pjesë e jetës së tyre. Ju mund ta dëgjoni atë diku në aeroport, ndoshta edhe ndonjë pjesë marshi nga ‘Aida’, dhe kaq. Ky është grupi më i madh nga të gjithë.

Pastaj ekziston edhe një grup tjrtër i katërt, një grup i vogël. Këtu janë ata njerëz të cilët mendojnë se nuk kanë vesh. Dhe, shumë njerëz mendojnë që nuk kanë veshë për muzikë. Dëgjoj shpesh që më thonë, ‘im shoq nuk ka fare vesh për muzikë.’ Në fakt, askush nuk mund të jetë shurdh ndaj muzikës. Po të ishit të shurdhët ndaj tonit atëherë nuk do të ishit në gjendje të ndërronit marshin e makinës suaj; nuk do të bënit dot dallimin e dikujt që është nga Teksasi me atë që është nga Roma. Madje edhe telefoni; një telefon i thjeshtë fare, kur ju telefonon mamja, ju e dini që është ajo. Mund të mos kuptoni në çfarë gjëndje humori është, por ju e dini që është ajo. Ju keni një vesh fantastik. Dhe, çdo njeri ka një vesh fantastik. Por, nuk mund të vazhdohet një debat i tillë me këtë boshllëk kaq të madh midis atyre që e duan, që janë të apasionuar ndaj muzikës klasike dhe atyre që nuk kanë asnjë lidhje me të.

Tani do të shikoni që nuk ka asnjë fije dyshimi në ftyrën time për atë që do t’ju tregoj tani. Kjo është një nga karakteristikat e një lideri, që ai nuk dyshon për asnjë çast në kapacitetin e njerëzve të cilët ai po drejton për të kuptuar çfarëdolloj ëndrre për të cilën ai po ëndërron. Imagjinoni sikur Martin Luther King të thoshte, ‘Unë kam një ëndërr!…Por, pastaj të mendonte, por nuk jam i sigurt për të.’

Mesazhi 3

Tani do t’ju luaj një pjesë të mrekullueshme nga Chopin, preludin Nr. 4. Përpara se ta luaj këtë pjesë për ju, do t’ju lutesha të mendoni për dikë që tashmë nuk gjendet më pranë jush; Një gjyshe e dashur, një njeri i/e dashur për ju, për dikë në jetën tuaj që e doni me gjithë zemër, por që nuk është më me ju. Ri-silleni atë person në mendjen tuaj dhe në të njëjtën kohë dhe ndiqni të gjithë linjën e muzikës nga nota ‘b’ tek ajo e fundit dhe do të dëgjoni gjithçka që Chopin ka për t’ju thënë.

Përpara 10 vitesh ndodhesha në Irlandë gjatë trazirave dhe unë po punoja aty me disa fëmijë katolikë dhe protestantë mbi zgjidhjen e konfilketeve. Dhe, i luajta atyre këtë pjesë nga Chopin. Dhe, kjo ishte një gjë e rrezikshme për t’u bërë pasi ata ishin fëmijë që vinin nga rruga. Njëri prej tyre erdhi dhe më takoi mëngjesin tjertër pasi i luajta këtë pjesë nga Chopin. Ai më tha, ‘Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë muzikë klasike në jetën time’. ‘Por, kur ju luajtët atë pjesë nga Chopin,’ më tha ai, ‘im vëlla u qëllua vjet dhe unë nuk qava për të. Por, mbrëmë kur ju luajtët këtë pjesë, unë po mendoja për të dhe pastaj ndjeva që lotët më rrodhën në faqe dhe u ndjeva shumë mirë…të mund të qaja për tim vëlla’. Dhe, kështu në atë moment mblodha mendjen se, muzika klasike është për të gjithë.

Mesazhi 4

Kush isha 45-pesë vjeç dhe, ndërkohë kisha 20 vite që dirigjoja, më ndodhi diçka e hatashme dhe papritur kuptova që dirigjenti i një orkestre nuk nxjerr asnjë tingull. Dirigjinti nuk nxjerr asnjë tingull. Ai varet për fuqinë e tij nga aftësiaa që ai ka për t’i bërë të tjerët të fuqishëm. Të kuptoja këtë gjë ndrysoi çdo gjë për mua. Mua më ka ndryshuar jetën dhe njerëzit në orkestrën time vinin dhe më pyesnin nëse kishte ndodhur gjë. Dhe ,ja se çfarë ndodhi: Unë kuptova që detyra ime ishte të zgjoja mundësitë tek njerëzit e tjerë. Dhe, sigurisht që doja të zbuloja se si e bëja këtë gjë dhe e dini se çfarë duhet të bëni për ta kuptuar këtë? Shikoni sytë e tyre. Nëse sytë e tyre shkëlqejnë, atëherë ju do ta kuptoni se e keni arritur këtë gjë. Ja përshembull, me sytë e këtij djali (nga audienca) mund të ndriçosh një fshat të tërë. Nëse sytë nuk shkëlqejnë, atëhëre duhe t’i drejtoni vetes këtë pyetje: Çfarë jam duke bërë unë, që sytë e muzikantëve të mi nuk shkëlqejnë? Këtë mund ta bëjmë edhe në lidhje me fëmijët tanë. Çfarë jam duke bërë unë që sytë e fëmijëve të mi nuk shkëlqejnë? – Është një botë totalisht e ndryshme. Pyetja që duhet t’i bëjmë të gjithë vetes është se kush jam unë atje jashtë tek bota e jashtme?

Unë kam një përkufizim për suksesin. Për mua është shumë e thjeshtë. Suksesi nuk ka të bëjë me pasurinë dhe me famën, por me sesa sy të shndritshëm kam rreth vetes.

Mesazhi 5

Ajo që themi është shumë e rëndësishme; ajo që del nga goja jonë. Këtë e kam mësuar nga një grua e cila i ka mbijetuar kampeve të Aushvicit, një nga të rrallat. Ajo shkoi në Aushvic kur ishte 15-të vjeç, ndërsa vëllai i saj ishte 8-të vjeç. Prindërit i humbën. Dhe, ajo më tha këtë: ‘Ishim në tren duke shkuar në Aushvic, pashë poshtë dhe im vëlla nuk i kishte më këpucët’. Dhe, ajo i ishte ktheyr siç mund t’i flasë një motër e madhe vëllait të vogël: ‘Ku e ke mëndjen që nuk i ke më këpucët mbathur?’; Fatkeqësisht kjo ishte gjëja e fundit që ajo mund t’i thoshte atij pasi ajo nuk e pa më atë kurrë. Ai nuk mbijetoi. Dhe, kur doli nga Aushvic-i, ajo bëri një betim. ‘Dola nga Aushvici në jetë dhe u betova që nuk do t’i them kurrë askujt asgjë e cila nuk do të kishte peshën e diçkaje të fundit që mund t’i thuash dikujt në jetë’.

Shqipëroi dhe përzgjodhi Enkeleda Suti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.