Titulli: David Golder

Autore: Irene Nemirovsky

Botuesi:  DITURIA

Përktheu: Nasi Lera

Faqe:  178

Viti i botimit:  2014

 

Në këndin “Leximet e Gertës” për kallonori.org sot kam përzgjedhur një nga romanet e mi të preferuar “David Golder” të shkrimtares Irene Nemirovsky. Kjo shkrimtare e madhe e sjellë në shqip nga Shtëpia Botuese Dituria ka në treg dhe libra të tjera si Suitë franceze, Afshi i gjakut etj, por këtë roman do e veçoja nga të gjithë për stilin e veçantë dhe aftësinë e autores për të sjellë në jetë një roman klasik që në veprës e saj të parë.

David Golder është një roman i mrekullueshëm që arrin të tejkalojë parashikimet e një lexuesi të mirë, kur gjen faqet e para, ngjashmëri me Xha Gorioin e Balzakut. Një roman që në qendër ka egon për të patur sa më shumë para, kundrejt vlerës njerëzore që mund të blesh me të. Historia e një çifuti bankieri të pamëshirshëm në hapat e fundit të jetës. Një përshkrim i rreptë i borgjezisë që gllabërohet nga depresioni i madh. Maska që bien përpara vdekjes dhe në fund nevojë për të pas dikë që të ka dashur.

Në kohën e Depresionit të madh (1929 – 1933), borgjezia në shumë vende ra nga pediestali ku gjendej për shkak të krizës ekonomike dhe hiperinflacionit. Të gjetur ngushtë, shumë njerëz po përpiqeshin të shpëtonin ato pasuri që kishin grumbulluar, një ndër ta dhe Golderi. Tek rrëfen hap pas hapi sesi ka arritur gjer aty ku është, ai trajton dhe mardhënien me të shoqen dhe të bijën, dy gra interesaxhie që kanë vrapuar gjithmonë pas pasurisë së Golderit. Ndonëse ka bërë gjithmonë një sy qorr e një vesh shurdh, tek gjendet në greminën e vdekjes ai kërkon pak vëmendje dhe dashuri.

Sa thjesht mund ti shitet dashuria një blerësi?! A ekziston një ndjenjë e vërtetë mes të pushtetshmit dhe atij që jeton nga këto të ardhura? Sa të shëndetshme janë familjet që ngrihen mbi luksin e gjjthçkaje? Libër që duhet të jetë në bibliotekën tuaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.