Requiem për ënderrat e vrara nga fantoma e kuqe …-në sytë e Kadare.

0
16

 “Fati eshte I shkruar ne yje “, shprehja klishe me te cilen jam e bindur se jo te gjithe dakortesojme. E natyrisht nje pjese , ngase nuk e pranon , ngrihet kunder tij. Por cdo kryengritje sjell ne prizem paralel humbjen dhe fitoren . Ne te njejtin prizem qe Kadare sjell “Te penguaren”-Requiem per Linda B. Vajzen e paemer qe u ngrit kunder fatit te saj, qe jetoi e vdiq njeherazi, ashtu heshtur sikunder te gjithe te tjeret qe mbanin mbi supe peshen e nje fantome te kuqe ne Shqiperine e izoluar ne enderra dhe jete te komunizmit.

Edhe pse ka kaluar nje kohe e gjate nga dita kur mjeshtri I letrave shqipe, Kadare dhe shtepia botuese “Onufri” solli per lexuesin kete roman , duket sikur koha ka ndalur per lexuesit , sidomos per ata qe kane qene protagonistet e bazes prej nga Kadare u frymezua.

Ne nje intermexo te ketij romani, duket sikur eshte nje veper deskriptive e nostalgjise per Tiranen, por ne fakt eshte po kjo nostalgji e cila do te marre ngjyrime te errata e mjaft dramatike. Linda B , nje vajze e internuar, me enderra e vizione te medha , e gjen veten ne burgun e veteiluzionalitetit qe mban nje emer “Tirane”,emrin e  nje qyteti te ndaluar per te . Kjo “e penguar” sikunder  personazhet mitike , do te luftoje per tu ngritur kunder fatit te saj , te thyeje barrierat e fantomes se kuqe dhe te shohe dritat e kryeqytetit, apo te ndieje zhurmen e “Kafe Flores”.

Kompozicioni perafron me ate te nje romani enigme , ku mbivendoset koha ne dy linja rrefimi. Paralelisht kemi nje dualizem narracioni, ngase zhvillohen dy histori : Historia e vetevrasjes se Linda B dhe ajo e hetimit te shkrimtarit Rudian Stefa. Misteri I shfaqur ne fillim me thirrjen e Rudianit ne Hetuesi , me ditarin e Lindes ku emri i tij permendej shpesh , deri te qartesimi i ngjarjes nga ana e Migenes , shqes se Lindes. Ketu perspektiva i le vendin retrospektives dhe misteri fillon te zbehet, por jo interesi i lexuesit.

Linda B , e dashuruar me shkrimtarin Rudian Stefa nuk mundet dot ta takoje , pasi e ka te ndaluar te shkele ne Tirane  ;e vetmja menyre per ta njohur eshte  permes pershkrimeve te mikes se saj Migena .      “E penguara” papritur vetevritet : nuk ka me enderra per te ardhmen, e vetmja shprese i shuhet ne Spitalin Onkologjik te Tiranes dhe leternjoftimi per perfundimin e internimit nuk vjen. E vetmja deshmi  e mbetur eshte nje ditar, e vetmja menyre qe e fshehta e tij te zbulohet eshte Migena e cila e mban lexuesin ne suspance gjate gjithe romanit . Cfare ndodhi diten kur ajo I kekoi autograf Rudianit me dedikimin “Linda B”? Perse krejt papritur Linda e humbi koshiencen ? Cfare ndodhi mes Migenes dhe Rudianit ? Perse Linda u vetevra ? Te gjitha keto pyetje te cilat qartesisht fillojne te marrin pergjigje  faqe pas faqeje.

Ketij tensioni ne menyre simbolike I shton ngjyrime dhe drama qe Rudiani po pergatiste : fantazma qe shfaqeshin dhe iknin, te verteta qe kekonin te zbuloheshin e pas gjithE ketyre, Linda B ….

Duket sikur Kadare me te “Penguaren” solli ne bashkekohesine totalitare mitin e Orfeut dhe Euridikes . Kerkimi I Orfeut per analogji eshte kerkimi I dashurise dhe njekohesish I hallkes qe do e coje Linden nga bota e te vdekurve (provinca) ne boten e te gjalleve (Tirana). E njekohesisht permes mjedisit surreal te krijuar me anen e  drames brenda romanit, solli nje goditje ndaj atmosferes politike te kohes.

Linda dhe Rudiani sugjestionojne njeri-tjetrin me forcen e artit.Linda fuqimisht kerkon te takoje Rudianin, ndersa ky I fundit me po te njejten fuqi kerkon te ruaje Linden, ta lartesoje figurin e saj, sikunder ndodh ne episodin e fundit te romanit, kur Kadareja mjeshterisht krijon atmosferene duhur per shfaqjen e te pazakontes ….

“ Ne premiere, ne zhaurimen e duartrokitjeve , kur Rudiani eshte duke nenshkruar per radhen e lodhshme e te pafundme te lexuesve degjohet nje ze :

-A mund te ma kushtoni me emer ?

-Sigurisht!-u pergjigj ai .S’arriti te ngrinte kryet kur e panjohura I kishte thene emrin :Linda B. “

     Ajo qe bie ne sy eshte aftesia  e autorit ne krijimin e dialogut , pasuria semantike figurative e fjalise ,e ligjerimit e , sidomos thellesia dhe mjeshteria e perdorimit te shprehjes artistike.

Nje roman requiem per kohen kur enderrat ishin iluzione  perkundrejt damkes se fatit qe shteti komunist kishte vendosur per ty , nje roman qe te mban frymen pezull deri ne fjalen e fundit, I dhimbshem per fatin e heroines dhe mahnites  per atmosferen e suspances qe krijon. Pertej fantomes se kuqe qendrojne fshehtaz enderra, te pathena dhe perpjekje sifizike …. Per te gjithe ata qe e kane jetuar , e per te tjeret qe kerkojne mister, “E penguara” eshte romani qe asesi nuk duhet te mungoje ne biblioteken tuaj. Lexojeni, ku I dihet, mbase gjeni nje copez tuajen atje…

– Laura Skenderas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here