Një përshtypje mbi romanin e mrekullueshëm “E vërteta mbi çështjen e Herri Kjubert” – nga Flogerta Krypi

Kur romani “E vërteta mbi çështjen e Herri Kjubert” e shkrimtarit “Joël Dicker” u soll në shqip kam qenë ndër të parat që e ka marrë librin dhe e kam lexuar. Nga ajo kohë kanë kaluar thuajse tre vite e megjithatë në kujtesën time vashdon të jetë po aq i freskët sa momenti kur e lexova, pasi historia e këtij romani voluminoz është historia e të gjithë librave të botës. E di që iu duket e çudtishme, por në paragrafët e mëposhtëm do tregoj se si autori duke treguar një histori magjepsëse, ka shkruar dhe një guidë se si shkruhen librat.

Sot është dita botërore e librit dhe kjo është një ditë feste për të gjithë libradashësit. Ndaj në këtë javë kam vendosur të flas për libra që kanë në fletët e tjera dhe mardhënien që ka lexuesi me librin dhe pse duhet të lexojmë libra. “E vëreta mbi çështjen e Herri Kjuberit” na ndihmon ne lexuesëve të kuptojmë dhe vështirësitë e shkrimtarëve për të na sjellë libra që na e rrëmbejnë shpirtin gjithmonë. Ky është një roman që i ka brenda të gjitha zhanerat. Është roman thriller, rozë, policesk apo dhe dramë sepse dhe vetë historia e këtyre personazheve është e tillë. Ti mendon se ke arritur të kuptosh se si rrodhën ngjarjet për të arritur deri në vrasjen e Nola Kelegman, por në kapitullin tjetër shfaqen detaje të tjera dhe e gjitha ajo çfarë kishe menduar gjer në atë moment bie poshtë.

Romani në qendër mban historinë e dy shkrimtarëve Herri Kjubert dhe Markus Goldman. Herri është një shkrimtar i famshëm i cili, akuzohet për vrasjen e Nolës, tridhjetë e tre vite pas zhdukjes së saj, pasi trupi i kësaj të fundit gjendet i varrosur në shtëpinë e tij. Markus është një shkrimtar i suksesshëm, por duket sikur ky sukses ia ka prerë frymëzimin dhe nuk shkruan dot. Afati për dorëzimin e romanit të tij, po afrohet dhe ende nuk është në hapat e parë të librit. Arrestimi i mikut të tij më të mirë, shërben si një shkundje për Markusin. Ai vendos të hetojë ngjarjen dhe të shkruajë dhe një roman për të vërtetën e çeshtjes së Herrit.

Tek flet me njerëzit e zonës dhe përpiqet të kthejë kohën tridhjetë e tre vite më parë, Herri zbulon më shumë se një të vërtetë. Ajo vdekje mban me vete sekretet e një jete të suksesshme si shkrimtar, mban një dashuri “të ndaluar”, mban tradhëti dhe frikë. Kur e mbylla këtë roman, kisha bërë një listë me pyetje, ashtu siç bëj për çdo libër, për të kuptuar dhe nëse unë kam qenë në gjëndje t’a kuptoj vërtetë romanin. Kur po mbyllja librin iu riktheva dhe në herë fragmentit tim të preferuar në libër, që përmban dhe gjithë kolonën e guidës për mënyrën si shkruhet një libër. Fragmentin lexoje më postoje më poshtë dhe pas kësaj, vrapo të marrësh librin. Siç e thashë kanë kaluar thuajse tre vite që kur është në treg dhe akoma vashdon të jetë një best seller në Shqipëri e kudo.

Fragment nga libri:

Një libër i mirë Markus, nuk vlerësohet vetëm për fjalët e tij të fundit,  po për efektin e përbashkët të gjitha fjalëve që i kanë paraprirë. Rreth një gjysëm sekonde pasi e ka përfunduar librin tënd, pasi ka lexuar fjalën e fundit fare, lexuesi duhet të ndihet i përshirë nga një emocion i fuqishëm; për një çast duhet të mendojë rreth gjërave që sapo ka lexuar, t’i hedhë dhe një sy kopertinës dhe të buzëqeshë me një farë trishtimi, sepse ndjen se ato personazhe, do t’i mungojnë. Një libër i bukur Markus, është libri që na ngjall keqardhje kur përfundon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.