RRENAT E MITOSUNA – nga Ilir SECI

0
159

Nga Ilir SECI

Data 1 Maj që njihet në disa vende te botës si “Dita e Punetoreve” asht e shpallun si e tillë nga Internacionalja e Dytë Komuniste ne vjetën 1891. Drejtuesit e Internacionales së Dytë Komuniste e shpallen kete date gjoja me perkujtue “Masakren e Haymarket” ne Çikago, masaker që ndodhi me 4 Maj 1886, në kohen e grevave te Sindikatave te punetoreve te Çikagos qe kerkonin diten e punes 8-orëshe dhe pagën ditore 1 dollare e 50 cent…Sindikata e punetoreve te Çikagos mbronte te drejtat e punetoreve por nuk pajtohej me idetë komuniste të internacionalisteve qe sa here ishin mundue me futë ne dore sindikaten me te fuqishme te botes. Sindikata kishte zgjedhë rrugen e grevës per me mberri synimet qe ishin 8 oreshi ne dite dhe 1 dollar e 50 pagë ditore dhe nuk donte asnje asocim me Internacionalen. Per fat te keq Çikago ka qenë djepi i levizjeve anarkiste, (vazhdon me qenë edhe sot deri ne nje fare mase), dhe per kete arsye shume anarkiste shfrytezuen ate rast me veprue. Me 3 Maj 1886 disa punetore greviste ishin mbledhe te hymja e kompanise “The McCormick”, mos me lejue do grevethyes me fillue punen. Anarkistet e infiltruem ne rradhet e grevisteve sulmuen punetoret te hymja e kompanise dhe policia nderhyni me mbrojte punetoret-grevëtheys te rrezikuem nga sulmi…tensioni u përshkallezue si pasoje e akteve provokuese anarshiste dhe policia qëlloi duke vra 2 punetore. Diten e neserme me 4 Maj 1886 anarkistet shperndane trakte sikur te kompania “The McCormick” ishte ba nami dhe ftuen popollin per me dalë në proteste ne sheshin “Haymarket”, Çikago. Ne protesten e mbajtun me 4 Maj 1886 nje tjeter anarkist hedh nje bombe artizanale drejt policise tue shkaktue vdekjen e 7 policeve. Edhe protestuesit mbanin arme prandaj u shkembye zjarr mes tyne dhe policise, si rezultat edhe 4 punetore gjeten vdekjen.
7 police dhe 4 punetore te vramë ate dite – ky ishte bilanci i të famshmes “Masakra e Haymarket”…
Masaker qe Internacionalja Mashtruese Komuniste e shndrroi ne simbol te dites se punetoreve. Mashtrimi nis qysh me daten ma se pari…ngjarjet kane ndodhe me 3 dhe 4 Maj 1886, por per mashtruesit kronikë te Internacionales Komuniste kjo ishte nje vogelsi e paperfilshme…Per ta mjaftonte me u krijues nje Mit – Nji rrenë e mitosun për me vërtitë masat e manipulueshme…
– Nji mashtrim i ngjashem me te famshmin “sulm ndaj Bastijes” qe shkaktoi Revolucionin e pergjakshem francez, sulm gjoja kunder burgut ku mbaheshin te dënuem politike ndersa e verteta asht se burgu ishte thuejse bosh, te burgosun ishin vetem disa persona te denuem per fallsifikime çeqesh ;
– Nji mashtrim i ngjashem me daten 8 Mars qe u shpall si Dita e Grues ne Bashkimin Sovjetim – ne perkujtim te nje proteste mbajte ne New York me 28 Shkurt 1909…Rrena e mitosun komuniste flet per gra te msakrueme kurse e verta asht se data 28 Shkurt 1909 shenon te paren proteste ne bote mbajte per te drejtat e grave ;
– Nji mashtrim i ngjashem me te famshmin “Revolucion i Tetorit” qe në fakt ndodhi ne Nandor…Revolucion që faktikisht nisi si rezultat i manipulimit te nji turme te dehunish qe sulmoi Pallatin e Dimnit…
***
…Interesante ishin sot shume shenime shqiptaresh neper rrjete sociale – dedikue dates 1 Maj – “Dites se Punetoreve”…Rrugë te gjate e te mundimshme kena na bijte e shqipes me u ftillue nga propaganda komuniste…Merreni me mend, 27 vjet mbas ndryshimeve ne Lindje, ende besohen dhe trumbetohen mitet komuniste…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.