M’beso! Asht e randë me kanë malsuer! – nga Liridon Mulaj

0
95

M’beso! Asht e randë me kanë malsuer!
Gjamën e kangën i kie varun mbi qerpik tanë jetën,
po loti nuk të falet.

M’beso, s’asht kollaj me kanë malsuer.
Kie me shkue krushk edhe në paç mort’
Kie me i ra çiftelisë, edhe në paç gjamë
Kie me qit pushkë, edhe pa gjaksor
Se malsueri, lahutën e pushkën,
i var në t’njajtën gozhdë.
E rand, fort e randë me kanë malsuer…

-Liridon MULAJ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here