Në sheshin “Nënë Tereza” në Shkodër mungon monumenti i Marin Barletit

0
74

Në sheshin “Nënë Tereza” në Shkoder ku asht monumenti i Nënë Terezes dhe monumenti i Luigj Gurakuqit duhet të shtohet edhe monumenti i historianit të madh shqiptar Merin Barletit.

Në qënder të qytetit 2500 vjeçar të Shkodres gjendet “Sheshi Nanë Tereza” në të cilin asht vendosë monumenti i humanistes së madhe dhe nobelistes së parë shqiptare Nanë Tereza (1910-1997) . Kjo grue e madhe shqiptare ia ka perkushtue jeten e vet BAMIRSISË të varfenve pa shikue perkatesinë etnike apo të bindjeve fetare. Asht per këtë arsye që kjo grue shtatvogel dhe me zemer të madhe nderohet nga e gjithë bota. Asht kjo grue shtatvogel me zemer të madhe që e ka nxjerrë populli shqiptar të rritun dhe të edukueme me traditat fisnike të gjakut shqiptar dhe që njikohësisht e ka ba të njoftun në mbar boten popullin e vet.

Po në këtë shesh asht vendosë edhe monumentit i birit të famshem të Shkodres Luigj Gurakuqit (1879-1925), per të cilin mund të flitet me faqe të tana qoftë per patriotizmin e Tij, per ndershmeninë e Tij dhe si perhapes i kultures dhe edukimit të brezit të ri.Por në këtë shesh mungon edhe nji figurë tjeter shumë e randësishme që ka nxjerrë populli i Shkodres, i cili ka dhanë kontribut teper të madh jo vetem per Historinë e Shkodres, por edhe per Historinë e mbar popullit shqiptar. Pra mungon monumenti i humanistit të shquem, historianit, të parit autor të njohur dhe një nga më të mëdhenjtë e letërsisë së vjetër shqiptare Marin Barletit (lindun në Shkoder rreth viti1460 – vdekur ne vitin 1512/1513 ).

Veprat e Marin Barletit qëndrojnë si një burim i dorës së parë e të pazëvendësueshmit për historinë e shek.XV të Shqipërisë, si dhe të Evropës Juglindore. Veprën e vet ai e mendonte si një përmendore që ia kushtonte luftës për liri të atdheut dhe popullit të vet; ajo nuk do të kishte një funksion thjesht estetik, por do t’i shërbente së vërtetës, si mësuese e jetës, që do t’i mësonte njerëzit për të hapur sytë e për të drejtuar si duhet punët e njerëzimit.

“Historia e Skënderbeut” e Barletit u bë burimi ma i rëndësishëm, nga ku patriotët shqiptarë mësojshin historinë e luftërave të lavdishme të popullit tonë nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe frymëzoheshin për përpjekjet e tyne për shpëtimin dhe lirinë e Shqipërisë. Me librin e Tij Marin Barleti qëndron në fillimet e letërsisë shqiptare, e cila e nis udhën e saj me një vepër të përmasave të mëdha. Kjo vepër është shkruar në latinisht, që asokohe ishte gjuha e kulturës në Evropë, por ajo i përket kulturës shqiptare, jo vetëm se është shkruar nga një shqiptar, por se është bota shqiptare që i ka dhënë jetë këtij argumenti madhështor të kulturës së hershme të këtij populli të lashtë.

Nji veper tjeter e ketij shkodranit të madh Marin Barletit asht edhe “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut” (Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi, Romë midis 1508 dhe 1510). Është vepra madhore e Marin Barletit. Ajo e tregon autorin si një shkrimtar të nivelit të nartë dhe si historian që përpiqet të ndërtojë kuadrin e saktë të jetës së heroit dhe, me gjithë vështirësitë objektive për të siguruar burimet, jep njohuri të gjana për “Ç’ka ngjarë në shek.XV dhe çfarë zhvillimi ka pasur në atë kohë shoqëria jonë, fshatarësia shqiptare, jo vetëm nga ana historike, por edhe nga ana kulturore, ekonomike dhe drejtime të tjera”.

Autori mbron të drejtën e një populli për të jetue i lirë, himnizon njeriun dhe forcën e tij, heroizmin njerëzor dhe dashurinë e natyrshme për trojet e të parëve. Duke qenë një vepër historike, libri i Barletit ka rëndësinë për të dhënat dhe faktet që sjell. Pa këtë vepër historiografisë për Skënderbeun do t’i mungonin burimet e para, që e kanë ushqyer dhe vazhdojnë t’a ushqejnë edhe sot.

Vepra tjeter me randësi të madhe asht edhe “Rrethimi i Shkodrës” (De obsidione Scodrensi, Venedik 1504). Në këtë veper Ai jep historinë dramatike të luftës për jetë a vdekje të banorëve të Shkodres së rrethuar për një vit nga tuqit osman në vitin 1478–79. I mbështetun në shënimet dhe kujtimet e veta si dhe të pjesëmarrësve të tjerë, libri jep një tregim të saktë të ngjarjeve politike-ushtarake, por sidomos të aspektit të brendshëm, të vetëdijes së lartë patriotike të banorëve të qytetit.

Shkruar në latinisht dhe e botuar në Romë rreth viteve 1508-10. Kjo vepër në kohën e vet u ribotua latinisht tri herë dhe u përkthye në disa gjuhë evropiane. U përkthye në anglisht për herë të parë në vitin 2012 si “The Siege of Shkodra” nga intelektuali i mirefillte amerikan me banim ma se 20 vjeçar ne Shkoder zotni David Hosaflook.

Marin Barleti bir madh i Shkodres dhe i mbar popullit shqiptar me veprat e tij i ka dhanë shumë Shkodres dhe shqiptarve, prandej Shkodra ia ka borgj nderimin tue i vendosë nji monument në sheshin qendror “Nanë Tereza”.

Paul Tedeschini, 27-10-2013, Itali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here