Revolucioni francez si triumf i krimit dhe i anës së errët të njeriut – nga Indrit Vokshi

0
126

E glorifikojnë si “emancipues” por njihet vetëm për terror. Është ngjarja kur u ngrit në nivel epror ana perverse e njeriut mbi mendimin se ajo çka dikush beson është arsye për të vrarë këdo dhe vrasja do të justifikohet nga idea. Fundja a nuk bën ketë çdo kriminel i rëndomt? Ndryshimi këtu është se krimi u organizua politikisht dhe u ideologjizua.

Prej atëherë filluan diktaturat/ totalitarizmat si fenomen modern i shoqërisë njerëzore. Një grup njerëzish gjykuan se duke kapur mjetet e shtetit kishin të drejtë të vendosnin kontroll total mbi të gjithë njerëzit e tjerë. U aplikua në Rusi 100 vite më vonë. Në Shqipëri e në shumë vende.

Këto klika okulte besojnë se kanë Dijen Supreme dhe vetëm ata janë aq të qytetëruar sa t’iu tregojnë edhe të tjerëve si të jetojnë. Duke bërë ketë dëshmojnë se kanë të kundërtën e dijes.

Ata zhvlerëzojnë idenë se njeriu duhet të ketë aftësi për të jetuar si do vetë; si bohem, si borgjez, si fetar, si tregtar. Ndaj armik kanë lirinë, fenë, tregtinë, borgjezinë. Kurse mik kanë shtetin. Njerëzit duhet të jenë vasalë të shtetit, se shtetin e drejtojnë ata. Kur nuk e drejtojnë ata, shteti duhet shembur me dhunë/ revolucion.

Ky revolucion fatkeqsisht iu përcillet brezave si i lavdishëm. Ndaj bota rrotullohet në ketë hon. Se lavdi nuk quhet mrekullia e lirisë ku njeriu ndjek atë ide që do por, përulja ndaj kontrollit totalitar.

-Indrit VOKSHI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.