Të [pa]drejtat e grave: rasti i Lindjes së Mesme – nga Besa Bllacaku

0
119

Tradicionalisht në ndarjen e roleve gjinore gruaja nuk ka qenë e konsideruar të ketë aftësi të njejta apo edhe të ngjashme me gjininë mashkullore, kështu që me ndërtimin e këtyre barrierave sociale gjinia femërore ka qenë në disavantazh për shumicën e kohës në përfaqësimin e saj në sferat si në ato sociale, arsimore, ekonomike e politike. Në kohët moderne dhe me presione nga lëvizjet aktiviste e organizata jo qeveritare gratë kanë hipur gradualisht në hierarkinë sociale dhe çdo herë e më shumë lëvizin drejt barazisë së plotë gjinore në aspekte ekonomike, sociale e politike.

Në kohët e modernizimit dhe lulëzimit të demokracisë perëndimore gratë gëzojnë trajtim dhe të drejta shoqërore thuajse të barabarta me gjininë e kundërt, ato kanë përfaqësim të kënaqshëm në sferën politike, përbëjnë një masë të madhe të fuqisë punëtore dhe kanë të drejta bazike shkollimi dhe nuk janë të obliguara t’u përmbahen roleve gjinore, por mund të themi se “homologet” e tyre në anën tjetër të kontinentit, pra Lindjen e Mesme nuk i gëzojnë këto të drejta në mënyrën e njejtë si në perëndim, problem i cili nuk do të duhej të egzistonte në shekullin e 21 ku teknologjia, informacioni dhe ndërgjegjja humanitare nuk janë të pandëgjuara, por për arsye të faktorëve të ndryshëm si : traditat, islami dhe sistemet politike ky problem është ende prominent.

Historikisht gratë edhe në vendlindjen e demokracisë nuk kanë pasur rol të rëndësishëm, pra në Athinën antike pozita e gruas mund të themi se ishte qartësisht më e ulët krahasuar me gjininë mashkullore edhe pse në pjesëmarrje politike mund të qaseshin vetëm të ashtuquajturit “njerëzit e lirë”.

Madje edhe filozofët e kohës antike gjë që ishte e zakonshme në atë periudhë kohore, ishin një ndër influencuesit e ndarjes së roleve gjinore në fushën sociale e politike duke e privuar kështu gjininë femërore në qasje në jetën politike. Shembull konkret mund të shtjellojmë filozofinë e Aristotelit i cili në veprën e tij “Politika” e konsideron gruan në pozitë më të lartë se skllavi, por më të ulët se burri, ai thekson se trimëria e një mashkulli varet nga detyra e tij e sundimit ndërsa e gruas në përputhje me rolin e saj të qëndrojë e varur. Kështu mund të konudojmë se në shumicën e rasteve gratë ishin në mungesë të së drejtave elementare dhe roli i tyre në politikë dhe zhvillimin shtetëror ishte pothuajse joegzistent.

Sa i përket popullsisë së përgjithshme, mund të gjeneralizojmë se migrimet, invazionet, kulturat e ndryshme, avancimet zhvillimore në ndarjen e klasave zakonisht janë të prira për të ndikuar bashkarisht në pozitën së gruas në shoqëri.
Roli i gruas ka ndryshuar dukshëm pas islamizimit të Lindjes së Mesme dhe shteteve të tjera në përgjithësi, sa i përket studiuesve islamik dhe imamëve gruaja ka vend të përshtatshëm dhe të ndershëm në islam, por pozita e saj në kohët moderne bazuar në ligjet religjioze dëshmojnë të kundërtën. Islami nuk është vetëm një fe, ajo është ideologji, mënyrë jetese, kod i rregullave morale, etike e që sot qaset në jetën socio-politike dhe juridike.

Shteti dhe feja në Lindjen e Mesme shkojnë në raport me njëra tjetrën duke qenë se në shumë raste ndikon ligji i Sheriatit i cili është i implementuar në Arabinë Saudite, Jemen, Afghanistan, Katar, Iran, Irak, Emiratet e Bashkuara Arabe, etj
Sheriati dhe rregullat tradicionale përkojnë me mënyrën e jetesës dhe kundërshtimi i tyre pason me ndëshkime në udhëzim nga rregullat islamike, ligjet islamike pra mbizotërojnë shumë sfera dhe janë të implementuara që të kontrollojnë jetën dhe sjelljen e shtetasve të vendeve islamike.

Bazuar në këto ligje grave nuk iu garantohen mundësi të mjaftueshme për të marrë vendime të pavarura pa ndikimin apo vendimin e burrit. Megjithëatë gratë ende ballafaqohen me ligje diskriminuese, kufizime, ndalesa, rregulla tradicionale e islamike që stagnojnë jo vetëm progresin e tyre në shoqëri, por edhe avancimin politik, ekonomik e social të Lindjes së Mesmesi tërësi. Kultura e Lindjes së Mesme e influencon pozitën e gruas, të drejtat e saj si ajo për trashëgimi, shkollim, punësim, të drejtën e votës dhe përfshirjen në jetën politike.

Megjithatë ligjet, bazike apo tradicionale janë diskriminuese dhe racionalisht bien në kundërshtim me të drejtat e barazisë gjinore duke privilegjuar gjininë mashkullore si bartës i trashëgimisë. CEDAW (Konventa për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave) implementon në Artikullin e 16 që burrat dhe gratë gëzojnë të drejta të barabarta në pronësinë, menaxhimin, administrimin dhe dispozitat mbi pronën , por ligjet islamike dhe të bazuara në Kuran që favorizojnë trashëgiminë mashkullore financiare bien në kundërshtim me këto implementime, duke lënë të kuptohet se ligjet islamike i mbizotërojnë ato të të drejtave të mbrojtura nga organizatat ndërkombëtare dhe konventat.

Sipas raportit të CEDAW shumica e vajzave privohen nga edukimi në vendet rurale apo edhe për arsye fetare dhe tradicionale sepse edukimi i tyre bie në konflikt me vlerat familjare dhe fetare .
Gratë në rajonin e Lindjes së Mesme ballafaqohen me diskriminime dhe dhunim të së drejtave të tyre, në shumë raste ato diskriminohen në sfera të ndryshme si: private dhe publike.
-Në jetën publike, ato diskriminohen në edukim, punë, sistemin gjyqësor, në trajtim social, përballen me ngacmime seksuale, paragjykime dhe implementime të sjelljeve në publik.
-Në jetën private, gratë sidomos në familje tradicionale janë praktikisht nën sundimin dhe autoritetin e burrit apo prindit, ato ballafaqohen me dhunë familjare, përdhunime, martesa të detyruara, dhe të quajturat “vrasje nderi”.
Vrasjet e nderit të cilat janë mjaft të komplikuara për t’u vlerësuar në baza statistike pasiqë nuk raportohen shpesh, bazohen në traditat e shteteve dhe këto vrasje lënë të kuptohen nga emri, ku zakonisht prindi, familjari ose bashkëshorti kryen këtë krim duke konsideruar se femra e ka cënuar nderin e saj apo të familjes, poashtu praktikat tradicionale siq janë prerja e organeve gjenitale në Egjipt, apo martesat e detyruara të fëmijëve të cilat janë më të zakonshme në Jemen janë tradicionale dhe i vënë gratë dhe vajzat në një pozitë thuajse skllavëruese.

Barrierat islamike, tradicionale dhe ndikimi familjar janë zakonisht faktorët që e ndalojnë gruan nga mundësia për të gjetur punë, pasiqë roli i saj tradicional është amvisëria, por përfshirja e gruas në forcën punëtore do të rriste të ardhurat dhe logjikisht do të sillte rritje ekonomike.

Ligjet e implementuara në rajonin e Lindjes e Mesme dhe ndarjet gjinore në fushat e ndryshme i privojnë gratë nga pjesëmarrja e barabartë dhe trajtimi adekuat në të gjitha fushat e jetës, ato përballen me diskriminime nga më të thjeshtat deri ato që cënojnë dhe vënë në rrezik jetën e tyre, por promovimi i të drejtave, aktivizmi, rrëzimi i barrierave dhe stereotipeve gjinore, krijimi i mundësive të barabarta gjinore në edukim, punë, ekonomi e politikë mund të krijojnë kushtet e mundshme për të sjellur avancimin e gruas, por edhe në rritjen e standardit shoqëror e ekonomik i cili ndihmon në avancimin dhe zhvillimin e rajonit në përgjithësi duke u bazuar nga raporti mes ekonomisë dhe përfshirjes së grave në jetën publike.

Gratë në shtetet e Lindjes së Mesme nuk kanë pozitë të barabartë me burrat në rolet shoqërore apo politike dhe ekonomike, edhe pse shtetet garantojnë barazi dhe mbrojtje të së drejtave me anë të kushtetutës, bazuar në kërkimet, dokumentet dhe raportet nga organizatat ato nuk praktikohen dhe madje neglizhohen në praktikë në shumicën e rasteve si rezultat punës së sistemeve politike, dominimit të patriarkalizmit, kulturës dhe ndikimit të ligjeve islamike në sistemin politik dhe jetën private. Rreformat politike së bashku me influencimin e aktivizmit, presionit nga organizatat internacionale dhe ndryshimet në legjislacion e sidomos në sistemet politike do të ishin zgjedhja e problemit final për barazi gjinore në Lindje të Mesme, edhe pse presioni politik dhe aktivizmi ka sjellur ndryshime pozitive por graduale Lindjen e Mesme e pret një rrugë e gjatë drejt barazisë gjinore.

-Besa Bllacaku, politikologe e diplomuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.