Përkujtojmë ditën kur më 17 janar 1468 kaloi në amshim heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (1405 – 17 janar 1468), “Atleti i Krishtit”, i cili për 25 vjet me radhë e ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, duke ruajtur e mbrojtur shqiptarët e vendlindjen nga sundimi i huaj. Për të përkujtuar këtë figurë të madhe, në ditën e vdekjes, po e sjellimin fjalimin e Papa Palit VI, i cili e konsideron popullin shqiptar mik të Selisë së Shenjtë, kurse Gjergj Kastriotin personifikim i virtyteve më të larta të popullit tonë.

Bij fort të dashun Shqipëtarë! (Gegnisht)

Po Ju sjellim juve nji mirëseardhje të veçantë, mbassi qenkeni mbledhun për të kujtuem Pesëqindvjetoren e Gjergjit Kastriot Skanderbegut, fatosit të Kombit t’uej e të Krishtenimit, pranë kësajë Selije Apostullike, të cillën mund e njehni si shtëpinë t’uej.

Na po ju shohim me të kënaqun, sepse e diejmë se shpirti me të cillin ju e kujtoni ketë rasë âsht se asht shpirti i hershëm i fisit t’uej, i cilli gjith here përmi çdo interres ka vum vëlernat e trashigueme të besës, të nderës e të burrnísë.

Të tilla virtyte i ka bam nji me vehten e vet fatosi Skanderbeg, e juve ju a ka lanun trashigim; bashk me lidhëninë e pandame me miqt e vjetër të Atdheut t’uej, ndër të cillët kjo Seli Apostullike gëzohet tue u radhitun, mbassi njehet ndër ata qi gjalën kurr nuk ju a luejtën.

Këto virtyte Gjergj Kastrioti ju i ka lanun amanet në Atdhe, edhe në kurbet e në mergim.

Mirë se historija ju ka pam të shtypum e të shpërndam, por dora e dashun e Perendisë ka bam qi ju e gjith gjaku i juej i shprishur, me gjallni qi keni me të lem, e me të njoftuna të fitueme, u bât urë miqasish e bashkpunimesh, ku keni dalun parardhësit e ekumenizmit modern.

Urimi i ynë në ketë rase, pra, për ju e për gjith Shqipëtarët, asht qi vujtja të bashkohet në ju përherë me shpirtin t’uej heroik qi keni nga të Parët e të ju japë resë të shërbeni porsi element bashkkuptimi e pagje mes fisesh e gjuhësh të çame ndër veti.

Do t’vërtetohet kështu testamendi i Skandërbeut, e do të shkëlqejë me meritime të reja Atdheu juej të cillin na e kemi kaq shum për zemër dhe e bekojmë me gjith shpirt.

(Ky është teksti shqip që faqja zyrtare e internetit e Selisë së Shenjtë e sjell si përkthim shqip në atë kohë të tekstit të Papës Palit VI, që edhe sot mund ta gjeni këtu: https://w2.vatican.va/content/paul vi/it/speeches/1968/april/documents/hf_p-vi_spe_19680425_eroe-nazioanle-albania.html.)

Burimi:http://www.drita.info/ Përshtati për ALVA: J. T. /AlVa.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.