Qoftë emri yt; qoftë zëri yt, qofshin veprat tua freymzim për gjeneratat që e duan bukurinë e fjalës, e kultivojnë artin e lirikës, e kendojnë për dashuri që lëviz diellin e të gjithë hyjt. Pushofsh në Paqë të merituar!

 Maestro, R.I.P. ( requiescat in pace).

Herën e parë që dëgjova për poezinë  tënde, ishte nga goja e një poeti nga atdheu i Dantes, pikërisht në vitin 1970 kur isha në Siena të Toskanës ku  edhe frekuentova – Il Corsi d’italiano per Stranieri në Universitâ. ( Kursin e gjuhës për të huajt). Duke lexuar rrugës, peripatetik siç jam,profesorin im LUIGI FIOREJNTINO  po më pyet se Ç’po lexo-ja?
I fshaj: Sul ponte di Struga ( faqe 23 nga libri i tj OCCHIO ROSSO OCCHIO VERDE. Vuri  buzën në gaz e vazhduam bisedën.

Sherbimin ushtarak e kam krye në Shkup. E njof Tetoven, Ohrin, Strugen…. Oh,janë një bukuri natyrore fantastike. “Incantevole”,- ma kthei profesori e më bisedov për poet Fatosin nga – Albania, “un poeta lirico fantastico, lipido….” Kjo ma zgjoi kureshtjen!

Herën e parë që u takova me Fatosin ishte në vitin 1992 në Helveti,në Allmend të Luzern-ës. Prezidenti i Lidhjes së Shkrimtarëve në Zvicër Naim Kelmendi kishte organizuar një takim ku donim me e zgjedh nji prezident të ri. Mes nesh ishte Dr.Agim Mala, juristi Zeki Beqiraj, Kapllan Resuli e shumë tjerë poet e quasipoet, dëgjues e kureshtar. Ishte situata kritike parashkatërrimit të Jugosllavis. Afër meje ishte ulur një burrë me shtat mesatar, syzjarr e zë kristal. E shikon librin tim që mbaja në dorë, DNEVNIK nga Kafka. Është interesant,  po më pyetë e vazhdon: kam studjuar në Sofi e titulli i librit Diarium më shtyri të pyes. I tregova se libri ishte në kroatisht i perkthyer dhe se brenda tij, f.204, Zagreb 1968, Kafka bisedon për  aktorin tonë gjenial Mojsiu, të cilin duan të na  e grabisin italianët dhe austrianët! Qeshi Fatosi e pretendoi me ia perkthye paksa, çka edhe e bëra!

(Ah,sa të verbët jemi! Ne duem vetvetin me e ndriçue lartë në maje të mackes së piramidës,ama tamam parnas prezent në Parnas,ku kravata e lavdia,krenaria e si tacuisses, flasin për ne).

Askush nuk e permendi prezencën e të madhit Fatos Arapi, i cili ishte mes nesh. Kishte ardhë në Zvicër për të rënë në gjurmët  e të vëllaut të humbur që e kërkoi gjatë gjithë jetës, por nuk e gjeti. Zotëri Xhemail Mustafa u zgjodh prezident e unë  sekretar. Para se u shperndame, Fatosi më la adresën pasi i premtova se së shpejti do të shiheshin në Tiranë.

Në vitin 1993 shkova te Fatosi si mysafir. Më priti me një zemër poetike.

Një oleander ishte rritë deri në ballkon të tij. Ia dekoronte ballin me lule. Qesha!

Fatos, edhe lulet e oleandrit të bardhë/ po fshajnë ngrohtë: mirë se na ke ardhë!

I kalova me poetin 3 ditë të paharrueshme. Ai ishte një shok,një poet i madh, një njeri modest, një profesor enciklopedik,  kokë-matematikë, dashamirë i natyrës,i njeriut, i artit,i mandrigalës, i zogjëve, yjëve. Posaçrisht ishte poeti i dashurisë,i magnetit që cementon mashkull-femen.

Shkum këmbë deri te vorret e Tiranës. Më bisedoi për viga që pushojn aty. Për regjimin totalitar,për krijimin e sferat politike,për poet të denuar sebep fjalës së  vërtetë. Shkueme te basena e Injac Zamputit, te poeti Dritëro  Agolli. Më njoftoj me zonjën Kozeta Mamaqi dhe djalin e sajë Sokol Olldashin.

Gjatë,gjatë më bisedoj për kulturen dhe civilizimin shkodran ku ishe vereverte i patkuem seriozisht.

Nga biblioteka e tij private qiti e mi dedikoj librat: KU SHKONI JU STATUJA ( 7/8/1993 ); NE, PIKLLIMI I DRITAVE ( 7/8/1993);DAFINA NËN SHI ( 7/8/1993).

Në vitin 1994 e takova në Zvicër në Zürich.Ai kishte marrë pjesë në  garat poetike: “ANTHOLOGIE EN SUISSE ROMAND”, Neuchâtel 1994,  ku Fatosi kishte përfaqësua Shqipërinë, me dy poezi: Encore petit, vêtu de pantalons courts dhe Il est un jeu…..UNË VDIQA NË BRIGJE E JONIT ( 13.shtator 1994,Zürich).

Ma vonë i bleva 4 kopje nga  Neuchâtel dhe ia nisa me postë…( se në atdhe askush nuk ça kokë për art e kulturë !!!) (( e posta jonë asht :ruena Zot me shti gjë në zarf!!)

Librin “MË VJEN KEQ PËR JAGON” ( 1/1/1996,Tiranë dhe “PABLO NERUDA” Poezi të zgjedhura.të përkthyera nga Neruda shqiptarë, Fatosi mi dha te Dajti. ” Qerrate-ti”, tha ai,-  do të shkruash në gjuhën e mëmës tënde…shpirt kyç-ti! Amanet,gnoti seauton. Ana juaj në Malësi të Madhe ka një histori të kaluar të lavdishme por ende e papershkruar. Je miku i mëmës i babës i natyrës i luleve,i zogjëve…e në parathenje të librit tim “ TE VORRET E KSHEVES” kam parë se kush je ti, or qerrata! Të gjitha sendet,të gjitha, veçanarisht Cemi yt kristal, presin këngën nga shpirti yt, zemer kyç-ti, që i ke ra hashave Krishtit”, dhe qeshi. Kështu më tha Fatosi, duke mi hapur sytë modestia e tij. Për mua, ai ishte në poezi më i madh se Agolli, më artist se Kadare, larg e larg. Më bisedoi për jetën rinore gjëra që  shejtnia e diskrecionit pretendojnë me i marrë me veten në terr të vorrit, sendet që mi fali përvoja e poetit tonë kristal.

Diskusioni  përmi librin – KËNGË TE MOÇME  SHQIPTARE (3/5/’94) ishe për mua e për Fatosin një kapitull special.Vuejtja jonë,etika jonë,paliria jonë nën zgjellën otomane, greke e sllave si dhe GJAKMARRJA, ”FIKU E MOS U KORIT”, jepi mikut ç’ke pas shpirtit e nesër as mini s’gje gja me bre, Nafaka e femres ku dominon mashkulli, komanda krudele e  mohuemja e grues që lind,edukon,vuen e rrit konakun,lavron e kije kur edhe voglani kërthi duhget me u ruejt prej hakmarrjes…Ububu! Due ta vizitoj Kshevën tënde….E ia nisme: si e mora librin u çelë faqja 199. Sa e pava i thom Fatosit,kush e ka lexue librin e Pater Anton Harapit, mbi banorët e Cemit, ”ANDRRA E PRETASHIT”, mundet me e kuptue tragjedin e maleve tona. Aty asht e pershkrueme në detalje shtëpia dhe fisi Sinishtaj. Aty gjinden ma se 25 faqe për këtë katastrof që edhe kanuni e aprovon. Jo larg shtepis tonë në Shytaj, gjindet fisi i devotshem Vulaj.

Ajo grue që vajton vajzen e sajë asht taman motra e Lulë Uces dhe Gjergj Ucit, mikut më të dashtun të babës tim Gjelosh Tomës. Pra, Lulë Ucja ishte grueja e Mark Stakës,e reja e Stak Brecit që Fishta e permend në Lahut të Malësis. Lulë Ucja asht vjehrra e motrës time Rukë Gjeloshes e Age Uces… Lexuesi e di shumë mirë se per se e kam fjalen.

Kurr në jeten time nuk hasa në nji njeri që dëgjon me kaq  vemendje.  Kjo metodë ndëgjimi më ka ndodh vetem me poetin  Shaip Beqirin kur u takueme në Zürich me 13/12/1990 dhe  me shkrimtarin  Adolf Muschg.

Pushofsh në paqë, Fatos.Të qoftë e lehët ledina e atdheut që e deshte dhe e kendove me zemer e me shpirt.Të lulëzofshin eshtrat në truall të Teutës e të Kastriotit. Me një lot kristal nga vendi ku të njoftova, ta çoj nji puthje shejte me ndjenja që piskasin: Qoftë Emri yt aureola e gjeneratave të reja për Poezi dashunore që shkelqen si ari .

Yti  Nokë Gjeloshi, ortaku i “Qerrata-së./Kallnori.org ©

Nokë Sinishtaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.