Faux Pas!

Rubën me të cilen ua lidhëshin
Të parët tonë mjekrrën
Të dashtunve të dekun, lënje përmbrapa se në vend të huej
Nuk ka kuptim me pozue n’arkivol te gryka e vorrit, i bukur.
E paster edhe e palueme le të presin faculeta në kanavet të lokeve tona, së bashku me lavendel e naftalinë.

Kush të pret n’truell t’huej me post t’bardhë, te oxhaku i ngrohët me fjalë: “a jeni lodhë?” apo, ”daï, a ke muj sot”?
Nuk ka ma dor e cila t’afrohet me legen e me ujë të vokt në ibrik
As shpirtin as kambët nuk ua prebullom ma askush…

Vetem në Malësi
Dhevështruesi, si feçkë fili vështron

Pra, bashkatdhetar malësor, amanet:
Rubën me të cilen
U lidhet mjekrra të dekunve, lênje n’arkë le të sogjojnë;
Le të kalojn jeta përbuz sajë në pritje tue pritë fatin e Feniksit.
E bindun se edhe pa shpirtna vegjeton nji Faux pas!

Syni i Keq në vend të huaj s’begenis – Abedo!

— Nokë Sinishtaj

Shënime të autorit:
*Faux Pas (frëngjisht): hap i gabuem.
*Lavanda: bar aromatik.
Dheveshtruesi: mit popullorë
Feniks: mit egjiptianë që çdo 500 vjetë ringjallet prej hinit.
Albedo: t’bardhit e synit te nji t’dekunit.

© 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara KALLNORI.ORG

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.