MIGJENI: POETI BILINGUAL I JASHTZAKONSHEM! – nga Gjergj Jozef Kola

0
86

Pulebardha jeme – Moj Galebe

1.

Migjeni e Kafka

Kjo drame asht nji akt dashunijet  e shkrueme me te njajtin pasion  sepse une kam mendue gjithmone se vetem dashunia ka aftesine me pa deri ne fund te shpritave njerzore e me zbulue te plota karakteret ku mbeshtjellet fryma njeriut, si perla ne nji guacke.

Millosh Gjergj Nikolla u lind ne Shkoder me 13.10.1911 ose sic del nga certefikata malazeze, Milos Gerko Nikoliq u lind me 30.09.1911, e kjo  deshmon se ai asht  i njejti person me dy emna e dy kultura: shqiptare e sllave.

Migjeni u rrite ne mes dy kulturash, dy gjuhesh e dy botesh te ndryshme e ne sejcilin, ku ma pak e ku ma shume ndihej si ne shpine e vet. Shkodra e Tivari ishin krejt afer, megjithse ne dy shtete te ndryshme.

Ky person, le te quhet Nikolla apo Nikoliq e kjo i intereson ne fakt shumepakekuj, vdiq pikerisht ne diten qe e mori vesht se ishte i semure per vdekje e prej tij lindi poeti, qe njofim te tane me nome d`arte : Migjeni.

Prandaj edhe kjo drame perqendrohet ne vitin e jashtzakonshem kur lindi poeti: Migjeni.

Millosh Nikolla apo Milo Nikoliq jetoi 23 vjet si nxanes i teologjise ortodokse, ndersa Migjeni 4 vjet si poet e megjithe fatkeqsine e madhe te jetes se tij te shkurte, ai ka sjelle dy bekime te jashtzakonshme ne letrat e kombin shqiptar:

1. Perjetsimin e gegnishtes se tij origjinale, alamigjeniane.

2. Uren e kultures se letersise ne mes te sllaveve e shqiptareve.

Asnjihere derimetash ketyne dy peshqesheve te medha qe Migjeni i ka ba kombit shqiptar nuk ju asht dhane as randsia e as vendi i duhun. Kush asht marre me te asht mundue me e shkye, ma keq se semundja fatkeqe, pa kerkue kurre me hi deri ne thelb te qenjes se tij.

Te gjithe jena te vetedijshem se asnji nga autoret gege nuk i prek zemrat e shume toskeve ma fort se gegnishtja e Migjenit, anispe Gegnishtja u ndalue prej vete komunisteve toske ne vjetin 1972…

Komuniteti shkodran dhe diaspora malazeze nuk do te kishin gjete askund ma mire se tek Migjeni nji ure lidhese te se perbashketes, per bashkjetese, ne harmoni e paqe, ne art e kulture. Sidomos sot ne shek e 21 kur e ardhmja e Europes asht pikerisht EUROPA E RAJONEVE! Tivari e Shkodra, dy qytetet ma te dashtuna te Migjenit, dikur ishin nji Arqipeshkevi e nji Vilajet e se shpejti urojme te jene nji RAJON model mrenda Europes si shembull i bahskjeteses se dy kulturave…

Natyrisht qe me shkrue per shpirtin e ndjeshem te poetit qe papritmas u ndodh ne nji trup te semure, duhet me pase ne vend te pendes, krahe te holle te fluturave, qe edhe me fluturue porse mos me i prishe ngjyrat mbi krahe.

Fanatiket e dy kraheve,  skilet klasike, si ata qe e cojne ne qiell ashtu edhe ata qe e anatemojne, jane njerez qe nuk e kane shkrue nji poezi ne jeten e tyne, apo nuk kane dashte kurre ne jete me tane forcen e zemres ashtu sic deshi poeti, Migjeni. Prandaj edhe kjo drame nuk asht per fanatiket e dy kraheve, porse per ata qe kerkojne me e pa ne sy te verteten.

Migjeni asht prova e madhe se shqiptaret e serbo-malazezet mund te ndertojne bashke nji te ardhme me paqe e kulture, me art e poezi, tue kapercye hijet e vedit e te historise.

  Per me hjedhe nji drite te fuqishme mbi figuren e Poetit Migjeni na duhen mjetet shkencore kerkuese te shekullit 21 e ne rastin tone LETERSIA KRAHASUESE na afron, per ata qe njofim boten gjermanoshkruese, menjihere Franc Kafken…

Une qe ne vjetin 1994 kur studjoja gjermanisht ne universitetin Karl Francenz te Grazit, u njofta me ket metode te vecante studimi, te krahasimeve letrare mbinacionale, te paraleleve te shpirtave te medhej poetike qe gjithsesi kane pika te perbashketa, sejcili ne hapsinen e vet.

Te dy, si Kafka si Migjeni andrrojne me u ba dicka tjeter e bahen nepunesa shteti, te dy kane mrenda trupave te tyne te nejten semundje vrastare, TBC-ne, te dy kane nji raport te pazakonte me dashunine, te dy krijojne vepra te lana pergjyse, Kafka tre romane te paperfunduem e Migjeni „kanget e pakendueme“. Veprat e te dyve botohen vetem mbas vdekjes e marrin famen qe ju perket.

Te dy jane produkte te jashtzakonshme te Diasporave, ata vijne nga etni te ndryshme prej vendit ku jetojne. Kafka i perket hebrejve gjermanishtfoles qe kane ardhe ne Pragen sllave katolike, ndersa Millosh Nikolla vjen nga ortodokset sllave dhe ka nxane vend ne lagjet katolike shkodrane. Edhe nana e Milloshit ashtu si e Kafkes kane studjue ne kolegjet katolike te kohes, porse kane ruejte fene dhe etnine e tyne, hebreje e sllavo-ortodokse.

Franz Kafka ( cekisht tek tuk del edhe varianti i emnit Frantisek Kavka qe ne shqip mund te perkthehet fjale per fjale Fran Korbi)  ky jurist me diplome perandorake e nepunes i sigurimeve shtetnore perandorake Habsburgase, arriti te bahej shkrimtari  i permasave gjeniale botenore dhe karakteristika e tij e jashtzakonshme ishte se ai megjithse lindi u rrit, studjoi e kaloi tane jeten  ne Prage,  nuk shkroi kurre cekisht.

Milloshi ose Miloja studjoi 12 vjet ne shkolla ne gjuhen serbo-kroate e deri ne momentin qe u semure ne menyre te pasherueshme, nuk botoi asnji shkrim as ne serbisht e as ne shqip.

„Cfare gjuhe ka shkrue Milo-Milloshi deri ne lindjen e Migjenit, i cili kur linde ne vjetin 1934 vendose me botue vetem gegnisht, nen emnin Migjeni?“

Kafka e Migjeni ketu mund te bashkohen ne nji thanje te Kafkes qe vlen per te dy: „Gjermanishtja asht gjuha e nanes, porse cekishten e kam per zemer.“ (F.Kafka, letra drejtue Milenes) .

“ Serbo-kroatishtja asht gjuha e nanes e Migjenit, porse gegnishten e ka per zemer, sepse boton ne te.

Komuniteti hebraik i Prages investoi 16 vjet te Franz Kafka me linde nji jurist qe u ba edhe shkrimtar gjenial per merita te veta. Komuniteti sllavo-ortodoks i Shkodres investoi po aq vjet te Milo-Milloshi per me nxjerre nji klerik e se fundi u lind nji poet, per merita te tijat.

Keto dy komunitete te ndryshme ne vend e ne kohe, mbarsen nga nji mal e prej aty nuk linden mijte, porse poetet, 2 shkrimtare te mrekullueshem ne llojin e e hapsinen e tyne.

Millosh Nikolla alias Milo Nikoliq per 22 vjet me rradhe e mbushi shpirtin e qenjen e tij me mistiken e mrekullueshme sllavo ortodokse, me gjenite e poezise e letersise sllavo ortodokse, te cilet nuk kane asgja te perbashket me politikanet kriminele ala Milloshevic.

Prej levozhges se ketij personi me dy emna e dy pashaporta, nji shqipe e nji malazeze, cfaqet nji i trete, thalbi i te cilit gjindet mrenda te dyve: Migjeni! Ky poet ka vendose me linde shqip, sepse per here te pare nji person boton poezie e proze me emnin MIGJENI. Asnji poezi apo proze nuk ka arrite derimesot as ne serbisht e as ne shqip qe te mbaje nenshkrimin e Nikoliqit apo te Nikolles.

Migjeni nuk asht as Milo Nikoliq e as Millosh Nikolla e ketu duket se letersia ka nji kod te vecante kur fjala kerkon me dale mbi etnite…

Kafka u pagezue ne sinagoge me emnin gjerman Franz Kafka ndersa nga ana tjeter kena emnin Milo Nikoliq te pagezuem ne kishen ortodokse malazeze. Sigurisht qe sinagogat per hebrejte dhe kishat per te krishteret kane sherbye ne diaspora si qendra te ruejtjes se identitetit e vazhdojne ende sot me krye nji mision te tille.

Migjeni u rilind prej Milo Nikoliqit e qe nga ai cast e kaperceu ate, perderisa u pagezue ne publik si poet me emnin e ri e gjuhen shqipe gege.

Si Franz Kafka ashtu edhe Migjeni u bane te famshem mbas luftes se dyte botenore, ne vjetin 1945, Kafka nisi famen ne USA e qe aty pushtoi boten, Migjeni e nisi famen ne Tirane e aty pushtoi Shqipnine.

Ekspresionizmi i Kafkes dhe ai i Migjenit permblidhen ne nji rregull te arte qe Kafka ka vendose ne krijimtarin e tij:

„ Me thane sa ma shume, me sa ma pak fjale. Kur shkruej une nuk i perdori fjalet, une i krijoj ato. (Wendelin Schmidt-Dengler, Norbert Winkler: Die Vielfalt in Kafkas Leben und Werk. Vitalis 2005)

Migjeni e Kafka arriten sejcili majat e veta, i pari ato shqiptare e i dyti ato botnore ne ngjashmeni te jashtzakonshme, diku te rastesishme e diku per hir te ligjeve te letersise.

 Edhe vdekja i mori te dy njilloj, ne nji sanatorium ku po kuroheshin per TBC-ne e pasherueshme, Kafka ne Vjene larg Prages se dashtun e Migjeni ne Torino, larg Shkodres e Tivarit te dashtun…

2.

Migjeni dhe rranjet e shpirtit.

Heroi i drames tone ne raport me jeten e familjes NIKOLIC, thote, ndersa asht student i teologjise ne seminarin Sveti Jovan ne Manastir qe:

Une jam frut i nji dashunie te ndalueme. Na kurre nuk do te kishin ardhe ne Shkoder sikur gjyshit tem Nikoliq te mos ja kishin pengue me e marre nuse gjyshen teme e ai e grabiti e erdhi ketu…Shkodra asht per mue si nji strehe per dashnoret malazeze…Nese kam me shkrue nji dite nji liber, kjo histori e familjes do te jete vepra jeme e pare…“

Migjeni i perket diaspores serbo-malazeze te qytetit te Shkodres, diaspore kjo qe fliste serbisht ne mes vedit e martohej e trashegohej sa te ishte e mujtun ne mes vedit. Ketu qendron magjia e krijimtarise se Migjenit, ne uren lidhese te dy kulturave, shqiptaro-sllave.

Poezia e pare „Te lindet njeriu“, mund te jete shkrue ne cdo gjuhe te botes e ti pershtate cdo vendi apo kombi e per Shqipnine asgja nuk thote pervec asaj qe asht botue ne gegnishten  ku bjen ne sy „G´juhadolsja“ me ngjyrimet e saj lokaliste shkodrane e ne nuanca te ndryshme nga Gegnishtja letrare e kohes.

Poezia e pare e Migjenit te sapo rilindun nga dy personat ne nji, Nikolla-Nikoliqi shperblehet me 10 franga arit. 10 franga arit per nji poezi? Revista qe drejtohet nga nji g`juhadolas fisnik, shkrimtari Ernest Koliqi kallxon shpirtin e bukur te artit. G`juhadolsi Koliqi shperblen dyfish g`juhadolsin Migjeni…(pergjate dikatures e  mjerisht edhe ne kohen e sotme shkimtaret e gjuhadolit e mbare vendit jane gati me ja hjeke syte njeni tjetrit jo ma me u perkrahe nder vedi.)

Asnji nga studjuesit e deritashem te Migjenit nuk e njef gegnishten lokaliste qe ka shkrue poeti, pa permende gegnishten si gjuhe letrare qe ka 7 shekuj qe shkruhet. „Studjuesat“ ma te medhej jane STANDARTASIT te cilet jane mundue me cdo kusht me e nxjerre ate revolucionar pararendes te realsocialismit. Migjeni nuk perdori asnji turqizem ne shkrimet e veta, asht nder te paktet shkrimtare, e kjo kallxon se shqipja qe ai njifte ishte ajo e lagjes ku kishte le e rrite: G`juhadolit. Madje edhe shkrimtaret qe shkruejne 35 vjet mbas tij ne standartin komunist te 72 nuk ju kane pshtue turqizmave ne shkrimet e tyne e vazhdojne ende sot me shkrue nji shqipe ma te  kontaminueme se ajo e Migjenit.

Do te jete nji fatlumni e madhe sikur te gjinden poezi te Migjenit ne serbo-kroatisht sepse ata duhet te jene prej nji persosmenie ritmi e gjuhet, e si dygjuhesh sic ishte ai do te prezantonte nji pasuni te madhe per dy kulturat, shqiptaro-malazeze.

Migjeni kishte fatin e madh qe u rrit  ne mes te Shkodres, ne nji zone te hapun, tolerante katolike e plot kulture. Ne cdo rrugice kishte nji teater e ne cdo dy shpija nji piano. Shpija e tij ishte vetem 5 metra lerg kishes e kuvendit franceskan ku jetoi e krijoi nji jete te tane poeti ma i madh, gjenial i letrave shqipe: AT Gjergj Fishta. Sa keq qe pervec ndonji gojedhane nuk ka mbrrite kurgja e shkrueme ne raportin Fishta Migjeni, si kojshi qe ishin e padyshim qe njifeshin edhe personalisht, thjesht se gjithkush e njifte njeni tjetrin ne G`juhadol e pershendetej nder vedi.

Migjeni e ka lane vete porosi ne vargjet e tija egzistencen e vet e ka gdhende ate ne dy vargje lapidar:

MJERIMI NUK DON MESHIRE

DON VETEM TE DREJTE

Kjo porosi e fundit e poetit ka qene edhe lajtmotivi i kesaj drame.

Poeti Migjeni nuk ka nevoje as per lajkat tona prej „LejFeni“ e as per shamjet e shilimit e Skileve, ai ka te drejten me u pa vetem me drejtesi.

„Nese semundja e pabese me ka sjelle dicka te mire, ajo asht njoftja me autoret e ndaluem. Me Nietschen e mbinjeriun e tij egoist, me poezine espresioniste, me erotiken, me prozen bashkohore simboliste. Ata jane si anije te vogla qe me jane afrue nderkohe qe Titaniku i jetes teme tashma ka ra ne fund te oqeanit…“, thote personazhi i Milos.

Ne ket pike kryqezimi te jetes se Migjenit na vjen ne ndihme prep metodika e Letersise krahasuese te shpirtnave poetike: Nietsche ishte i semure, Kafka ishte i semure, Migjeni ishte i semure e shpirtat e ndjeshem me mendje te kultivueme ju mjafton shkendija e nji dhimbjes per me sublimue njeriun, revolten e perditshme.  Ata nuk  pranojne me u ba fetare te devotshem e me mbarte kryqin e semundjes me pervujteni, porse revolta para vdekjes se pashmangshme asht nji „heroine“ qetesuese qe ju futet ne palce e nga ky reaksion linde: MBINJERIU:

Te lindet njeriu

nji njeri i ri

mbinjeriu Nietschean…

Ketu Migjeni ban kalimin qe kane ba dy abramahitet para tij, Nietsche e Kafka… Prandaj asht cmenduni me i veshe Migjenit si kostumin e doktrines se mbinjeriut ashtu edhe ate te komunizmit. Nji poet i ka krahet e gjane dhe ai duhet me i njofte e  depertue te dy ekstremet, te djathte e te majte e me mbete vetvedja. 

Poeti origjinal lahet ne tana ujenat e botes, te djathte e te majte e ne fund pagezohet si qender e plote, sepse thote nji fjale e urte „midisi korre anat“.

Proza ashtu edhe poezia e Migjenit ka origjinalitet ne ndjesi e kandveshtrim, ndersa  si stil te shkruemi ka perseritje ne formen e nuk sjell risi. Ajo qe i ka rrezistue kohes nuk asht forma e poezive me rrime, aa apo ab, tashma e kapercyeme ne poezine lirike te shek XX, porse ajo thellesia me te cilen poeti e shef egzistencen njerzore.

„Qirat qe perdore Migjeni me ndricue boten gjenden gjithandej, porse vendi ku ai i vendos si dhe skutat qe ndricon, jane origjinale e i qendrojne kohes.“, thote Vajza, personazhi i drames tone, dashunia e ndalueme e Migjenit.

Migjeni nuk ka hi ne korsine e vrapimit te kuajve te letersise, si nji kale i sprovuem e me stervitje te durueshme, porse asht ndodhe papritmas si nji kale i eger qe shperthen perpara dhe arrin me shkue shume afer finishit. Vargjet e tija jane si bacilet qe te njiten e nuk te shqiten kollaj.

3

Migjeni njeriu dhe poeti

Ashtu si cdo njeri, cdo veper e cdo shpi e ka nji ciles me te cilin mundesh me e hape deren e pa gjithcka qe ndodhet mrende edhe Migjeni e ka nji te tille. Ky ciles ndodhet shume thelle, ne fundin e oqeanit e deritash kerkush nuk ka guxue me hi aq thelle e me e nxjerre e me i dhane pergjigje pyetjes se fundit, asaj qe skjaron gjithcka:

A jane fjalet e parat te dashunise se Migjenit ljubavi moja apo e dashtuna jeme?  A jane fjalet e fundit te Migjenit, O majko moja, apo o nana jeme!? Cfare gjuhet foli shpirti i poetit ne fund te kthjelltsise oqeanike?

Migjeni botoi shqip sepse shqipja ishte pagezimi i tij letrar ne publik, porse askush nuk mund ta thote me siguri nese ai KRIJOI ne serbisht apo ne gegnisht… Poezite ne doreshkrimin shqip te Migjenit, kallxojne per nji kaligrafi te qete, te rregullt, si nji det i qete, i kujdesshem, nji hartim bukurshkrimi, te cilat megjithate flasin mbi stuhina te jashtzakonshme e jane kaq ne kundershti me njena tjetren…

Nga informacionet e pakta e shume te rrezervueme qe kane dale prej klanit Nikoliq-Nikolla ne Shkoder, asht peshperite se NA TE BIRTE E SHEKULLIT TE RI Migjeni e shkroi ne serbisht e mandej ajo  u perkthye ne gegnisht po prej tij, porse perderisa nuk ka dokumente mbeten vetem spekullime…Natyrisht qe Milo Nikoliq ka qene nji person real me plot andrra e kulture, me shkrime e lexime, ndersa Millosh Nikolla nji kostum qe asht veshe ne raste praktike, sic ishte ajo e fillimit pune si mesues ne shkollat e mbretnise shqiptare, apo pashaporta per me shkue me u kurue ne sanatoriumin italian te murgeshave katolike…

Porse pyetja e madhe mbetet: Kush ka dominue te Poeti MIGJENI, Miloja apo Milloshi? Il Nome d`Arte MIGJENI i ka te dy mrende edhe MI Milon serb e Milloshin shqiptar edhe NI Nikoliqin serb e Nikollen shqiptar.

Kjo drame nuk merret me kritike letrare, porse ajo merret me „ringjalljen“ e plote te nji karakteri njerzore atij te MIGJENIT, i cili doli nga shkodrani i diaspores sllave, nga nji i diplomuem per Pop ne „Sveti Jovan“, me emnin Milo Nikoliq, sic del filizi prej fares.

Sado brutale te duket, porse sikur te mos ishte semure Milo Nikoliqi, nuk do te kishte linde kurre Migjeni e letersia shqipe do te ishte e vorfen pa penden e tij.

 Keshtu Migjeni mbetet  simbioze e jashtzakonshme e genit ortodoks sllav me genin shqiptar,  si nji fenomen i rradhe qe favorizon bashkjetesen e poezise e te bukures.

Ky personazh, Migjeni, bjen me vedi ate mesazhin e jashtzakonshem te llampes e cila perpara se me dhane frymen e fundit shkelqen me nji drite verbuese. Ai bjen mesazhin e njeriut te rradhe, i cili mbasi ka ndertue gjithcka ne jete e shef se i shembet dhe e nxen nen vedi e pikerisht nen keto germadha te andrres zbulon dicka te jashtzakonshme: poezine e shpirtit njerzor e rilind bashke me te.

Per ket poezi ai asht gati me kalue mbi kufoma, se Migjeni e hjedh matane edhe Nikoliqin edhe Nikollen, per emnin e artit.

Megjithse ky Gjuhadolas metamorfik i  jashtzakonshem e dinte se do jetonte shume shkurt vetem 26 vjet e 10 muej, ai e piu deri ne fund kupen e jetes sikur besonte se kishte gjete nji menyre tjeter me jetue shume gjate…

 Si quintesence e jetes se njeriut, Migjeni qe doli nga Milo Nikolic shkruente serbo-kroatisht, sepse revolta shpirtnore qe i erdhi nga semundja nuk kishte aq force saqe me ja ndryshue gjuhen shprehese e shkruese mrenda nates, te pakten mjeksia nuk njef raste te tilla. Tematika qe shkroi ai ishte thellesisht ambjenti shqiptar ku jetonte, ambjenti shkodran ku po jepte frymen e fundit.

 Jeta e tij kishte qene e tille e komplikueme e njashtu edhe letersia e tij u komplikue mjaft. Nuk ishte e lehte me shkrue per nji ambjent ku kishte kalue feminine e ne periudhat e veres edhe rinine e pare, me nji gjuhe e kulture tjeter. Gegnishtja e tij asht e kandshme, megjithse asht nji gegnishte perkthimesh nga nji gjuhe tjeter. Kjo i ban nder e lavdi fuqise se jashtzakonshme te gegnishtes qe kishte 7 shekuj qe shkruhej e levrohej.

Natyrisht qe Migjeni perkthente vete origjinalin e tij, ne gegnishten qe ai njifte, si nji i diaspores malazeze ne Shkoder, ku asnjihere ne jeten e tij nuk e kishte vizitue nji shkolle te vetme ne gjuhen shqipe, vetem kur bahet mesues ne moshen 24 vjec, ne Puke…

(Edhe ne Toskeni ka disa poete shqiptare qe kane shkrue ne gjuhe te tjera ku edhe jane formue, si greqisht e turqisht, ndersa shqipja ishte e ndalueme nen perandorine osmane,  e jane mundue me i perkthye ne toskerisht krijimet e tyne e  ma vone me i nxjerre si origjinale shqip). Pra fenomeni nuk ishte i panjoftun ndershqiptaret e Ballkanit.

 Fatlumnija e letrave shqipe qendron ne ate se Migjeni i perktheu ne gegnishte krijimet e tija, tue fute ne to edhe ndjesi te vetat, nga nji nenvetedije ku ndjesite kane te njejtin burim. Ne asnji vend te botes nuk ka ndodhe qe nji poet i diapsores me shkrue tema te vendit  ne gjuhen e vet e me i perkthye apo pershtate vete ne gjuhen ku jeton me nji origjinalitet mjaft te kandshem.

Megjithse ndoshta jane zhduke nga Autori apo ndoshta vetem fshehe prej pasardhesve me kujdesin e vetkuptueshem, uroj qe keto tekste ne origjinalin serbo-kroatisht te dalin nji dite. Vete metrika e poeteve serbo-krotave asht e panjoftun per letrat shqipe te kohes e kjo e cfaqun ne vargjet e Migjenit padyshim qe befason pa mase dhe asht nji prove e padiskutueshme.

Nji trup  shqiptar i veshun me kostum sllavo-malazez, ne festen e poezise e te kultures  mund te ishte metafora e duhun e kjo nuk asht aspak kitsch, porse nji letersi mjaft e kandshme.

Kandveshtrimi kritik i poezise migjeniane ndaj realitetit na pelqen padyshim e ka me na pelqye gjithmone sepse kjo perban edhe thelbin e forcen eksplozive te ketyne krijimeve letrare. Krijimet e Migjenit jane „prodhime nga toka shqiptare“ prandaj shijojne aq mire e bukur nga konsumatoret e saj e shpesh mbesin te pakuptueshme e te pashije per konsumatorin e huej…

Kritika ndaj realitetit ne disa krijime te Migjenit te kujton padyshim Ernesto Cardenalet e amerikes latine, keto unjilltare majtiste, porse mbinjeriu i tij asht njiheresh edhe krejt afer levizjeve te djathta. Poeti kur shtrin krahet kerkon me e perfshi tane boten ne to.

Si shperblim ndaj kesaj Migjeni na kerkoj vetem nji strehe te fundit ne shqiptareve, porse komunistat e keqperdoren aq shume per 45 vjet saqe kur ra dikatura ja hoqem edhe ate pak qe i dhame. Komunistat i vune Teatrit te qytetit Shkoder emnin e tij, jo per meritat qe thame ma nelt, porse per aresye te tjera, ku e para ishte ajo qe te mos i vendosnin emnin e themeluesve te ketij teatri, krijuesve autoktone shkodrane, e dyta ishte ortodoksia sllavo ruse qe afroi edhe projektin, megjithse Migjeni nuk kishte ma lidhje me to, sepse si poet, Migjeni kishte ike tashma nga Milo Nikoliqi.

Migjeni ka fatin e cuditshem te karaktereve njerzore qe kalojne ne te kundertat, jetonte me dhe permes antitezave,  ai ka ate qe quhet simptoma e shen Palit. Nga fetar i zjarrte ne vokacionin per meshtar Pop ortodoks ai prej semundjes, (si shen Pali prej verbimit ne shkretine) kalon ne anen e kundert. Ai rrezohet prej dores providente qe  e kishte mbajte deri tash ngrohte e bute, e semundja e pasherim e perplas ne realitetin e ashper e te forte te luftes per mbijetese.  Migjeni u nda prej Hyjit qe i „kishte cue semundjen“ e u kap mbas fjales njerzore per me shkue ne boten e vdekjes.

Nga ky rrezim lindi edhe poeti, Migjeni ky origjinal i letersise Gege! Ai asht rrite dygjuhesh, pra dhe flet e shkruen dy gjuhesh, ku serbo-kroatishten e njef shume ma mire se shqipen sepse e ka studjue 12 vjet e shqipen e ka nxane vetem me te ndigjueme e te folun.

Nji vjet te tane reflekton ai ne Tivar te motra e madhe, se nane e babe i kane vdeke e jetimi ska ku me shkue tjeter, mbasi ka marre goditjen e madhe te jetes, e cila mbaron sa pa nise mire.

„ Tivari asht bira e fundit e kavallit e letersise se mbretnise Jugosllave. Poezia jeme ketu nuk e ka asnji shanc me mbijetue. Ne revistat letrare te Beogradit e te Zagrebit as qe kane me ja hjedhe syte. Tash me mbetet vetem nji keshtjelle e vetme ku mund te fluturoj: Keshtjella Arbnore“!, thote Migjeni ne dramen tone kur shpjegon kthimin ne Shkoder dhe vendimin me kalue aty ato pak vite jete qe i kane dhane mjeket.

Shumekujt i ka ra ne sy se Migjeni asnjihere nuk e ka permende fjalen Shqipni e nji here te vetme ka fole vetem mbi „Keshtjelle Arbnore“, Arbanska zamak

Poezia e Migjenit mbetet nji shkendije e mrekullueshme e letrave shqipe, e meqe ai asht rrite me dygjuhesi nuk mund te thuhet nese jane perkthime apo jo.

Vetem kush jeton ne mes te femijeve te diaspores qe jane rrite me dy gjuhe e shkrujne e flasin e krijojne ne dy gjuhe mundet me e kuptue krijimtarine e Migjenit.

Kjo krijimtari dygjuhesh e sidomos vete personazhi i Migjenit jane nji ure e jashtzakonshme afrimit ne mes te dy kulturave shqiptare e malazeze, te cilat ai si FLIJIMI I LEGJENDAVE BALLKANIKE  i lidhi bashke ne ato pak vjete te fundit te jetes.

4.

Migjeni drite hijet e nji shpirti ne travaje.

Natyrisht qe hijen ma te rande ne jeten e poetit nuk e mban hija e turbekulozit ne mushkeni qe i mori edhe jeten, porse ato kompromiset e mbijeteses qe i kerkuen edhe nji cmim shume te rande gjate ketyne pak viteve jete.

Migjeni shkoi per gati nji vjete ne Vrake, ne komunitetin serbo-malazez e famulline e cila kishte edhe nji shkolle per te cilen nuk ka mbrrite asnji shenim, nese ishte ne shqip apo ne serbisht, shtetnore apo e kishes ortodkse.  Ndryshe nga Puka, derimesot nuk njifet asnji nxanes i Migjenit apo asnji shkrim mbi nxanes ne Vrake…

  Hija e madhe ne jeten e njeriut Migjen, (nese poetin mund ta cilesojme si njeri me te mira e te keqija) qendron pikerisht ne Puke….Ne asnji vend te botes nuk lejohet qe nji i semure me semundje infektive te kete kontakte me njerez, aq me shume me femije. Ministri reformator Ivanaj qe mbylli shkollat private, nuk pritoj me firmose nji vend pune per mesuesin me TBC aq ma shume me Diplomen si Pop, pra pa aresimin perkates e me ja leshue femijve te Pukes me ju dhane shqip…Shkodra ishte e mbushun me shkolla private e shtetnore porse askush nuk e lejoi dicka te tille, megjithe humanizmin qe i karakterizonte.

Migjeni-njeri doli mbi Migjenin e pakompromis Poet, ai e pranoi ket kompromis per dy aresye, se pari i rrejtun nga iluzioni i sherimit nga natyra e paster e Pukes dhe se dyti nga pagesa qe i duhej me mbijetue pa ja shtri doren kusherijve, Trimceveve te urte, ne shpine e te cileve jetonte.

Simbas fjales se urte gjermane  „aus der Not ein Tugend machen“ Migjeni shkroi ne Puke disa skica te fuqishme, si Zeneli, etj tue i ba vedit vend ne zemrat e pukjaneve dhe tash se fundi edhe ne sheshin kryesor te qytetit.

Migjeni pra nuk asht as bardh krejt e as zi krejt, porse ai ka ne vedi ekstreme te njenes apo te tjetres, e kjo asht thelbesore ne trajtimin ne nji drame si karakter te plote njerzor.

Mu personalisht qe kam recitue poezine e tij qe 10 vjec ne teatrin qe mban emnin e tij ne Shkoder,Migjeni nuk ka si me hiqet nga mendja dhe prandaj vepra e jeta e tij ka tane perkushtimin e ndershmenine e krijuesit te paanshem qe kerkon driten porse pa e mshefe hijen.

Qe femije kam shkue shpesh te shpija e tij muze qe ishte perballe lulishtes ne pjace ku edhe kam kalue rinine e meqe shkrujshe vete poezi e ne disa prej poezive te  Migjenit e gjeja realitetin shkodran ku jetojshim, nuk ka si mos me pase shkendija dashunijet, mes mejet e Migjenit, megjithse ai ishte i perkedheluni i diktatures.

Migjeni e Mjeda ishin dy poetet e vetem shkodrane qe kishin fatin e madh te botoheshin rregullisht ne gegnisht, ndersa shume te tjere, si dy koloset Fishta e Koliqi nuk kishin asnji te drejte botimi, ne kohet e erreta te standartit komunist.

Une kam njofte vetem Migjenin ne jeten teme si shume shqiptare, si shumica, porse Milo Gjerko Nikoliq, apo Millosh Gjergj Nikollen nuk e kam ndi e dijte, prandaj vjen kjo drame e ky portret realist e i paanshem i shkruem me mjaft dashuni e dhimbje per 3-4 vjetet e vetem ku jetoi e krijoi poeti, Migjeni.

Migjeni vdiq ne krahet e nji murgeshe katolike italiane ne nji spital bamires torinez, te vetmin qe ja hapi dyert e  dritaret pa pagese, sic ndodh edhe sot me shume shqiptare apo emigrante nga bota e ne ket vend asht rasti me shprehe nji mirnjohje qe kerkush nuk e ka shprehe derime tash, se ende ka qe kujtojne se jau ka kush me borgj sherbimet.

Po e mbylli ket prolog-esse te drames per jeten e Migjenit  me fjalet e shejtneshes Nane Tereza qe thote: „Ata nuk kishin strehe e paqe e une i mora ne shpine teme ju dhashe strehe e paqe e tash vdesin si zotnije e si engjuj te qete!“

Askush ne Shkoder nuk ka qene ma i trishtuem se une kur ja prishen “shpine muze” Migjenit. Trimcevet malazeze, djemte e tezes se Migjenit, te cilet ju takonte me tapi shpija, ne nji aksion ne „nate e mjegull“ e shiten shpine me dokumenta te rregullta, sapo erdhi demokracija ne 92, sepse shteti komunist shqiptar nuk ishte kujdese kurre me ba blemjen e rregullt ligjore. Trimcevet nuk mund te ja falshin kusherinit te tyne Milo Nikoliqit, qe me ane te disa poezive kishte arrite me ju marre tane ate shpi dykateshe ne mes te Shkodres per 45 vjet dhe ne rastin ma te pare u hakmorren.

Une u merzita shume sepse shpija e poetit do te sherbente si nji vend perlegrinazhi te dy kulturave, shqiptaro-sllave, pika takimit per rrugen ne shpine e perbashket te Europes.

Prandaj kjo drame, si nji strehe me themele te qendrueshme e poetit Migjeni, si nji ure e dy kulturave shqiptaro-malazeze, per te ardhmen, se poezia asht tapija e shpirtave te lirise e te paqes.

Drama „Pulebardha jeme – Moj Galebe“, asht nji drame ekspresioniste e na zbulon nji Migjen tjeter, lerg prej Migjeneve realsocialist qe jena mesue me pa derimetash. Kjo drame ne fakt paraqet Migjenin e vertete, sic ishte poeti, ekspresionisti paar excellence i poezise shqipe te viteve 30.

Gjergj Jozef Kola Vjene, Tetor 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.