Poezia ‘Kërcimi’ (El salto)

0
25

Leon Felipe, poet spanjoll

Perkthyer nga anglishtja Enkeleda Suti.

Ne jemi si një kalë pa kujtesë.
Ne jemi si ai kali që e ka harruar pengesën e fundit që ka kapërcyer.
Ne vijmë në këtë botë duke vrapuar.
Duke vrapuar përgjate pistave të gjata shekullore,
të kalëruara me pengesa, duke përfshirë herë pas here, vdekjen…

Kërcimin! Dhe, askush nuk e di sesa shumë jemi munduar për të mbërritur ketu.
Dhe, as nuk e dinë ata se,
edhe sa shumë mundime duhen për të mbërritur aty ku ulet Zoti,
në fund të garës…
duke pritur për ne.
Ne qajmë dhe vrapojmë,
ne biem dhe kthehemi, duke levizur nga një vështiresi tek tjetra,
duke bërë kapërcime dhe kthesa ndërmjet pelenave dhe qefinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.