Poezia ‘Biografia, poezia dhe fati’

0
31

Poeti, në fillim i rrëfen jetën e tij njeriut;
Pastaj, kur njeriu është duke fjetur, zogjve,
Dhe kur zogjtë kanë fluturuar larg,
Ai ia rrëfen atë pemëve…
Më vonë, kalon era bashkë me një pëshpërimë gjethesh.
Ja çfarë më thotë era:
Palloi ngre bishtin
Dhe bën freks,
Poeti,
duhet të lëvizë vetëm pendët e krahëve të tij.
Të cilat përkthehn si më poshtë:
Ajo që i them njeriut është e mbushur me krenari;
Ajo që u them zogjve, me muzikë;
Ajo që u them pemëve, me lot.
Dhe çdogjë, është një këngë e kompozuar për Erën,
Nga të cilat, më pas,
kjo spektatore harraqe dhe e vetmuar,
mund të kujtojë veç ca fjalë.
Por fjalët e kujtuara nuk
harrohen kurrë,
nga gurët.
Ajo që poeti u thotë gurëve është e mbushur me,
Përjetësi.
Dhe, kjo është kënga e Fatit,
Të cilën as yjet nuk do ta harrojnë.

Leon Felipe, poet spanjoll

Perkthyer nga anglishtja Enkeleda Suti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.