Një poezi e Zef Zorbës – nga Ilir Seci

0
28

“Një gozhdë” nga Zef Zorba

Një gozhdë e ngulur thik në mur, një gozhdë
e ngulur thik në mur, një gozhdë e ngulur…

Një gozhdë e futur thellë në mur, një gozhdë
e futur thellë në mur, një gozhdë e futur.

Një gozhdë e mbetur thatë në mur, një gozhdë
e mbetur thatë në mur, një gozhdë e mbetur.

e ngulur thik…
e futur thellë…
e mbetur thatë…

Kam pasë fatin me e njoftë poetin Zef Zorba, (leu në Kotorr me 7 prill 1920 – vdiq në Shkodër me 6 janar 1993)…nji nga poetët që krijoi në heshtje gjate viteve te diktatures, pa mujte me botue ndonjiherë deri mbas ndryshimit te sistemit.
Siç diftonte vetë poeti per kontekstin social kur asht ngjizë kjo poezi, fjala asht për vitin 1981, kur sa ishte shpallë anmik Mehmet Shehu dhe poeti kur shkon te kafeneja ku pinte kafen zakonisht, vëren se ishte hjekë portreti i M.Shehut.
Portreti ishte hjekë me nxitim dhe në mur ende kishte mbetë gozhda ku ishte varë portreti…aty tue kundrue atë gozhdën “e mbetun thatë”, poeti merr shkasën dhe krijon këtë poezi… -Ilir Seci/Kallnori.org

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.