E vërteta, e mira dhe e bukura – nga Roger Scruton (I)

0
330
Roger Scruton, Wiltshire, England, November 2011

Nga Roger Scruton

Iluminizmi, me të cilin nënkuptoj atë masë të madhe të mendimit dhe ideve, të fillim shekullit të XVII-të dhe që vazhdoi deri në fillim të shekullit të XIX-të, këtë periudhë në historinë tonë intelektuale, solli me vete, siç jam i sigurtë që ju e dini tashmë, një humbje të rëndësisë së ‘ankorimit fetar’ në jetën e përditshme. Ndoshta, në këtë pjesë të botës, kjo humbje mund të mos jetë ndjerë edhe aq shumë. Sepse në këtë pjesë të botës, në atë kohë, nuk jetonte askush. Por paraardhësit tuaj, diku rrugës për këtu humbën, me shumë mundësi një pjesë të kësaj lëvizje të madhe idesh, që filloi në Evropë dhe që pranuan se botëkuptimi shkencor, e cila kishte paraprirë me Njutonin, përbënte një farë kërcënimi ndaj besimit fetar naiv. Midis njerëzve të arsimuar (veçanërisht në Francë dhe në Britani, dhe në Gjermani gjithashtu) kishte një përpjekje për të gjetur një burim kundërshtues të kuptimit të fesë – për të gjetur atë forcë kundërshtuese të kuptimit tek arti, sepse për arsye të ndryshme, arti i prekte njerëzit, duke qenë se, ai kishte një status të ndryshëm nga shkenca. Ndërsa, vet shkenca përbënte kërcënim për fenë. Dhe kjo është e vërtetë, sepse shkenca minonte shpjegimet e vjetra të gjërave, ku Zoti zinte një vend kaq të rëndësishëm. Por arti dukej sikur përfaqësonte një mënyrë të ndryshme të të parit të botës nga shkenca, një mënyrë e cila ruante misterin e gjërave dhe nuk e zhbënte vet misterin si të tillë dhe, duke qenë se, misteri ishte kaq i rëndësishëm, përse të mos ktheheshim nga arti si një burim kuptimi ndaj gjërave? Kështu, papritur arti u kthye në një sipërmarrje të spikatur njerëzore, dhe me të lindi edhe lënda e estetikës – ku estetika është filozofia e artit dhe e së bukurës. Këtu, do të përmend tre figura të rëndësishme: Shaftesbury, Baumgarten, dhe Kant.

Shaftesbury ishte një filozof anglez, Kont i Shaftesbury-t, i cili ka qenë nxënës i John Locke (i cili ka shkruar ese me mjaft ndikim rreth rolit të së bukurës në formimin e shpirtit njerëzor). Ai ishte një edukator dhe dikush që ndjente se ishte detyra e tij të tërhiqte vëmendjen e bashkëkohësve të tij, ndaj kompleksitetit të jetës njerëzore dhe ndaj ngushëllimit që ne gjejmë në jetën njerëzore, ku e bukura është njëra prej tyre. Ai ka qenë më mjaft ndikim, megjithëse teoritë e tij janë pak a shumë të shpërndara kudo.

Baumgarten ishte njeriu që shpiku fjalën ‘estetikë’, si një emër për një displinë. Ai shkroi një libër të titulluar ‘Estetika’ që ishe mbi artin e poezisë. Fjala origjinale është një fjalë greke, siç jam i sigurt që shumë prej jush e dinë, për t’iu referuar ndjenjave. Thelbi i këtij libri, Estetika, ishte që poezia komunikon të vërteta rreth gjendjes sonë, por që i komunikon ato jo nëpërmjet mendimeve abstrakte, por nëpërmjet ndjenjave konkrete. Rrjedhimisht, ajo është një lloj i ndryshëm i së vërtetës, dhe ai ka rol dhe vlera të ndryshme në jetët tona. Ai filloi të gjithë sipërmarrjen për të dalluar mënyrën artistike të të parit të botës nga mendjet e lexuara dhe me shumë mundësi edhe në një mënyrë shkencore.

Dhe Kant-i, i cili ishte shumë i ndikuar nga Baumgarten, e mori këtë temë dhe shkroi veprën e parë sistematike të estetikës.

Kështu, këta mendimtarë të mëdhenj ngritën pyetjen:

Çfarë mësojmë ne nga arti?

Dhe, a është një lloj e vërtete ajo që ne mësojmë nga arti, një e vërtetë që ne, ndoshta, nuk mund ta mësonim nga ndonjë aktivitet tjetër njerëzor?

Si për ta filluar, arti nuk është vetëm një gjë. Ne kemi art abstrakt dhe art përfaqësues. Arti abstrakt, është si muzika ose si piktura abstrakte, ose si skulptura abstrakte. Në fakt, ajo nuk është se ka një tematikë. Dhe kjo është e gjithë çështja. Ajo duhet të vlerësohet për atë që është në vetvete, nga harmonia e linjave dhe e figurave, për mënyrën se si gjërat ekuilibrohen kundrejt njëra-tjetrës. Supozohet se, ai tërheq vëmendje thjesht për hirin e vet dhe jo për tematikën që mund të përfaqësojë. Dhe kjo e bën disi të vështirë për të thënë me saktësi se çfarë është ajo që ne mësojmë nga arti.

Dhe pastaj, sigurisht, po lidhur me letërsinë artistike?

Fusha e artit, përfshin gjëra të tilla si tregimet, dramat, filmin dhe poezinë, të cilat që të gjitha janë rreth botës në një farë mënyre, por ato nuk ju japin të vërteta të sakta për të. Ato janë për botë të trilluara, dhe kërkohet përpjekje përfytyruese, si për të krijuar një histori, gjithashtu edhe për ta vlerësuar atë. Kur ju lexoni një roman të madh si ‘Ema’ e Jane Austen-it, ajo nuk ka të bëjë me zbulimin e dikujt që quhet Emma Ëoodhouse. Sepse ju e dini që, një person i tillë nuk ekziston në botën reale. Megjithatë, ju e dini se në krijimin e kësaj historie, Jane Austen-i ka futur një pjesë të saj dhe një pjesë të vëzhgimeve të saj të thella mbi gjendjen njerëzore. Por aty nuk ka të vërteta të sakta rreth jetës së një personi në veçanti.

Kështu, çfarë lloj të vertëtash janë ato?

Apo, a ka ndonjë lloj tjetër të vërtete?

Kështu, ky është një nga problemet me të cilat ndeshemi në këtë fushë. Pastaj kemi problemin e rolit të përvojës. Nëse lexoni një poezi, ose nëse recitoni një poezi, ju e dini që ajo që ka rëndësi është melodia e asaj poezie, struktura, mënyra se si shpalosen vargjet, forma, por jo se çfarë ajo thotë me saktësi fjalë për fjalë – ose, të paktën, jo çfarë thotë ajo saktësisht kur shkëputet nga ajo formë (nga poezia). Ajo nuk është si teksti i një libri. Nëse ju jeni kurioz mbi fizikën bërthamore, ju do zgjidhni një libër mbi fizikën bërthamore, do e lexoni atë dhe pasi ta keni absorbuar, duke qenë studentë vigjilentë, ju ruani në kujtesën tuaj atë pjesë që ju intereson, dhe më pas, e rivendosni atë mbrapsht në raft. Dhe mbetet me kaq. Kjo është hera e fundit që ju e shikoni atë, sepse ju keni nxjerrë prej tij informacionin që ju nevojitej.

Por kjo nuk është e njëjta mënyrë se si njerëzit i vlerësojnë poezitë, apo jo?

Nuk është se, njerëzit shkëpusin prej saj informacionin dhe më pas nuk i rikthehen asaj kurrë. Në të kundërt, një poezi e mirë është ajo që njeriu fiton, apo merr nga përsëritja e saj, madje edhe kur ju e dini atë përmendësh, madje edhe kur ajo thotë diçka që është ekstremisht e lehtë. Edhe nëse poezia paraqet një ‘prekje’ të lehtë ndaj realiteteve të kësaj bote, si për shembull, një poezi nga Robert Frost. Ajo nuk thotë shumë, por forma, rima, dhe mënyra sipas së cilës ajo paraqitet, duket sikur prek diçka thellë, brenda nesh, dhe nëse kërkoni përsëritjen e përvojës, ju do t’i riktheheni rileximit të saj.

Një mendim, atëherë, është se ne, në fakt, ne nuk shkojmë tek arti për informacion. Përmbjatja e informacionin në art nuk është gjëja parësore, por përvoja e saj. Por, sigurisht, jo të gjitha të vërtetat janë informacion.

Ne kemi shumë ide të ndryshme mbi të vërtetëtn. Krishti ka thënë, ‘Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta.’ Ai nuk nënkuptonte të ‘vërtetën’ në atë kuptim siç e përdorin këtë fjalë shkencëtarët – por që ai është deri diku përfaqësimi i vërtetë i botës. Me këtë, ai nënkuptonte diçka më të thellë. Ai nënkuptonte se, ju mund të kishit besim tek ai; dhe duke besuar tek ai, ju do të shikoni edhe diçka nga vetvetja juaj, se sa larg mund të shkoni në çdolloj drejtimi dhe me çfarë

shprese. Kështu, ky lloj përdorimi i idesë së të vërtetës, i cili sjell me vete edhe nocionin e besimit, është diçka më e rëndësishme për të marrë në konsideratë artin, sepse këtu ne gjejmë mbështetje në personin që ne besojmë. Dhe, po kështu, është edhe me artin.

Në shumë vepra arti, ne kemi ndjesinë sikur jemi në praninë e një shpirti të vërtetë. Sigurisht që, këtë e ndjejnë shumë njerëz, rreth veprave të Beethoven-it, i cili e ka përshkruar pjesën e tij ‘Missa Solemnis’, në hyrjen e saj, si ‘nga zemra…për zemrën.’ Ajo që ai nënkuptonte me këtë ishte se, ajo ishte diçka absolute, një shpërthim i sinqertë i asaj që ai ndjente, dhe ai priste që audienca të përfshihej në të me të njëjtin shpirt, duke besuar që, ai do të ishte mbrojtësi i emocioneve të tyre për atë përvojë njëorëshe që ai po ofronte. Kjo lloj ideje të së vërtetës është shumë e ndryshme nga ideja shkencore, por ajo ende mbetet një ide e së vërtetës.

Tani, kjo na çon tek temat e dëshirës dhe të kënaqësisë, që janë tema shumë të gjera. Dua të them që, unë po flas këtu, si një filozof profesionist dhe e di që shumë njerëz në këtë audiencë studiojnë për lëndë të tjera dhe ju thjesht jeni kurioz rreth botës intelektuale, dhe që nuk jeni të mësuar të mendoni në këtë mënyrë abstrakte, filozofike, kështu që, kërkoj ndjesë por shpresoj që t’ju frymëzojë që të ecni përpara dhe ta ndiqni këtë çështje edhe më tej.

Kështu, ka një lidhje ndërmjet të dëshiruarit të diçkaje dhe ndjenjës së kënaqësisë pasi e kemi arritur atë. Nëse e doni me të vëretë një gotë ujë, më pas, pasi e kemi marrë gotën dhe e pini atë, ju ndjeni kënqësi nga pirja e tij, kënaqësia e plotësimit të një dëshire. Por kjo nuk është një lidhje e lehtë, sepse ne e dimë që shumë gjëra që ne dëshirojmë, nuk na japin kënaqësi në çastin kur i bëjmë ato tonat; pra kur i arrijmë. Dhe kjo është një nga pjesët më të rëndësishme të edukimit moral: të njohësh dallimin ndërmjet atyre gjërave që ju dëshironi dhe që mendoni se do t’ju japin kënaqësi pasi t’i keni arritur ato, dhe ato gjëra që ju dëshironi, të cilat, kur ju i shijoni, ju vjen që t’i largoni me neveri. Nuk do të shkoj më thellë mbi këtë çështje, por sigurisht që, ju mund të mendoni se, ndoshta, arti ka diçka të bëje me këtë gjithashtu. Ndoshta, ai mund të na mësojë paraprakisht rreth gjërave që ne nuk do t’i gëzojmë apo shijojmë dot pasi ti kemi ato në zotërimin tonë.

Ka shumë lloje kënaqësish.

Ka kënaqësi të pastër shqisore. Ju zhyteni në një vaskë të nxehtë në fund të ditës. Kjo është një kënaqësi e shqisave, ndërsa ngrohtësia shpërndahet në të gjithë trupin tuaj. Ajo nuk ju tregon asgjë rreth botës. Ajo nuk mbështetet në asnjë lloj të menduari, por kjo është ajo lloj kënsaqësie që e kanë edhe kafshët.

Por, ne kemi edhe kënaqësitë intelektuale – kënaqësia që kemi si pasojë e të menduarit mbi gjërat. Kënaqësia nga leximi i një libri, nuk është një kënaqësi shqisore, apo jo? Ajo është një kënaqësi e mendjes, kënaqësia e ndjekjes së një argumenti, e luajtjes me fjalët dhe, kështu me rradhë.

Dhe pastaj, kemi atë që unë e quaj kënaqësi ‘të qëllimtë’. Fjala ‘e qëllimtë’ do të thotë e drejtuarpër nga jashtë për nga bota, siç është kënaqësia që ndjeni kur dikush ju dhuron diçka, ose kënaqësia që ndjeni kur shkoni të takoni fëmijën tuaj në një garë me njëqind metra (ose në gara me vrapim të gjatë ose çfarëdolloj gjëje tjetër) dhe ju e shikoni në fushë dhe – ja ku është! Ai ia ka dalë. Ai e ka fituar çmimin e parë! Dhe kjo është një kënaqësi mbi diçka. Dhe kur ju ndjeni një kënaqësi mbi diçka, kjo do të thotë se, ju mund të bëni edhe ndonjë gabim po ashtu. Gara ishte në krahun tjetër të fushës, dhe dukej ekzaktësisht sikur djali juaj kishte fituar. Por, më vonë ju zbuloni se çmimin e parë e ka fituar dikush tjetër dhe jo djali juaj. Kështu, a ishte e vëretët kënaqësia juaj, apo jo? Në një farë kuptimi, ajo ishte e vërtetë, por

ajo ishte gjithashtu edhe një gabim. Kështu, ajo është një kënaqësi e gabuar, dhe ky është një fakt shumë interesant.

Kështu, kënsaqësitë mund të jenë për diçka. Unë mund të ndjej kënaqësi duke parë një skenë të bukur nga dritarja ime. Unë mund të ndjejë kënaqësi nga triumfi i djalit tim në vrapimin e gjatë dhe kështu me rradhë.

Kënaqësia estetike është kënaqësia që marrim nga diçka. Nuk është e njëjtë me kënaqësitë që marrim nga shijimi. Kur ju hani një akullore me luleshtrydhe dhe merrni kanaqësi nga kjo gjë, ajo ka një shije të këndshme në gojë. Kur shikoni një pikturë të thellë dhe prekeni nga ajo që shikoni, ajo nuk është një ndjenjë e këndshme, apo jo? Kjo nuk është një kënaqësi shqisore. Ju kënaqeni me këtë gjënë që po shikoni, dhe kënaqësia që ajo ju fal. Ndoshta, kënaqëni edhe nga çfarë komunikon ajo, por kjo është tërësisht e ndryshme nga kënaqësia shqisore.

Rrjedhimisht, këtu kemi një pyetje, që duhet ta bëjmë:

Cila është lidhja ndërmjet shijes në ushqim dhe në pije, dhe shijes në muzikë dhe në pikturë?

Ato nuk janë fare të ngjashme. Juve ju pëlqejnë luleshtrydhet dhe mua më pëlqen boronica. Në rregull. Nuk është se ka ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet nesh, thjesht kemi shije të ndryshme. Por juve ju pëlqen Beethoven-i dhe mua më pëlqen ‘Heavy Metal’. Kjo është diçka si një lloj mosmarrëveshje, veçanërisht kur ju vazhdoni dhe thoni, ‘Fakti që ty të pëlqen ‘heavy metal’ është shenjë e një lloj degjenerimi të shpritit tënd.’ Më pas, fillojmë të argumentojmë mbi këtë. Mund të mos jemi në gjendje që ta zgjidhim atë, por fakti është se, në çështjet artisitike dhe në gjykimin estetik, ne argumentojmë, pra debatojmë, dhe argumentet janë shumë të rëndësishme për ne. Mbase ju mund të mos e mendoni këtë, sepse mbase nuk ju intereson Beethoven-i apo ‘heavy metal’, por do të ketë gjithmonë fusha për të cilat ju mund të jeni të interesuar. Le të themi që, ju jetoni në një qytezë të vogël, që ka shtëpi dhe rrugë të bukura, dhe kjo ju kënaq me të vërtetë. Lagjia juaj është magjepsëse dhe deri diku ngushëlluese për shkak të rregullsisë së saj. Pastaj dikush ndërton një rrokaqiell të stërmadh me tulla në ngjyrë portokalli të ndezur. Ju mblidheni bashkë me komshinjtë për të bërë fushatë kundër kësaj. Këtu do të kemi argumente mbi atë se, kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim. Dhe këto argumente kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për njerëzit. Duke parë lëmshin arkitekturor ndërmjet ‘Salt Lake City’ dhe Provo-s, supozoj se, amerikanët nuk mendojnë për këtë aq shumë sa do të duhej. Por, në krahun tjetër, çdo njeri që ka qenë në Evropë, do të kuptojnë se atje, njerëzit mendojnë për këto gjëra dhe argumentojnë mbi to gjatë gjithë kohës. Dhe, si rezultat, të gjithë turistët e ndjeshëm nuk i kalojnë pushimet këtu (në Amerikë), por në Evropë. Gjithsesi, kjo është një çështje tjetër.

Pyetja e madhe është:

Cila është vlera e kësaj lloj kënaqësie?

Cila është vlera e kënaqësisë që ne marrim nga veprat e artit dhe nga objektet estetike? A mund të jenë ato instrumente të së vërtetës?

Është shumë interesante që, ne ndjejmë kënaqësi duke parë vepra arti, madje edhe kur këto vepra arti janë trishtuese apo madje edhe tragjike. Ne ndjejmë kënaqësi nga një histori e trishtë, sepse historia i jep një fare vlere trishtimit. Një film që ju bën të qani, mund të paraqesë një tërheqje të jashtëzakonshme për ne. Mund të duket sikur ajo nuk iu ka hyrë në punë, nëse nuk keni qarë pak gjatë rrjedhës së saj.

Trishtimi është pjesë e asaj që na është premtuar.

Është pjesë e marrëveshjes së jetës.

Dhe megjithatë, ai nuk është një trishtim real, sepse askush nuk i nënshtrohet asaj vullnetarisht. Por ajo është diçka e tillë si një trishtim i vendosur në kornizë. Historia vendoset në një kornizë dhe ajo paraqitet në një mënyrë të tillë që të mos mund t’ju lëndojë në një mënyrë që, për shembull, do të ndodhte në rastin e vdekjes së dikujt që ju doni dhe që kjo do t’ju lëndonte me të vërtetë shumë.

Ky lloj konrizimi i emocioneve tona duket sikur është një nga ato gjëra që veprat e artit bëjnë për ne, apo jo? Në këtë mënyre duket sikur ne pajtohemi me trishtimin në jetën njerëzore, pjesërisht sepse ne mund ta paraqesim atë në një mënyrë më kuptimplotë, të kornizuar dhe të izoluar.

Kënaqësisë, ne i themi gjithmonë ‘Eja përsëri,’, por dijeve, ne i themi, ‘Faleminderit.’ Sepse në çastin që ju e keni fituar njohurinë, kaq është, e keni atë. Por me kenaqësinë, në çastin që e keni provuar një herë, ju e doni atë sërish. Veçanërisht në rastin e veprave të artit, e gjithë puna është tek përsëritja e kënaqësisë. Por, ndoshta kemi dije edhe në përsëritje. Le të mendojmë mbi këtë për një çast. Megjithëse, në fillim, dua të them diçka për artin dhe virtytin.

Cila është vlera morale e artit?

Çfarë lloj përmirësimi moral mund të gjenerojë arti tek ne?

Vijon…

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.