Nga Alex Gendler, TED-ED, 2014

Shumë gjëra të ndryshme janë shkruar dhe thënë rreth martesës. Që nga ato më të embëlat dhe frymëzueset deri tek ato më ciniket dhe qesharaket. Po ajo që shumë prej tyre kanë të përbashkët është se, ato shprehin një të vërtetë universale dhe të pakohë, kur, në fakt, thuajse çdo gjë rreth martesës, që nga qëllimi i tij kryesor deri tek llojet e marrëdhënieve që ajo mbulon, deri tek të drejtat dhe përgjegjësitë e përfshira në të, kane variuar jashtëzakonisht shumë ndërmjet epokave, kulturave dhe klasave shoqërore të ndryshme.

Le t’i hedhim një sy të shpejtë evolucionit të martesës.  

Çiftimi dhe rritja e fëmijëve është po aq i vjetër sa vetë njerëzimi. Me ngritjen e shoqërive bujqësore rreth 10,000 vite më parë, martesa ka qenë gjithashtu një mënyrë për të siguruar të drejta mbi pronën dhe tokën, duke emëruar fëmijët e lindur nën rrethana të caktuara si trashëgimtarë me të drejta. Me zmadhimin dhe bërjen më komplekse të këtyre shoqërive, martesa nuk ishte vetëm një çështje ndërmjet individëve dhe familjeve, por gjithashtu edhe një institucion zyrtar, i udhëhequr nga autoritetet fetare dhe civile. Këto autoritete ishin të ngritura mirë që në vitin 2100 përpara Krishtit, kur ligjet e para më të hershme të mbijetuara në Kodin e Mesapotamisë të Ur-Nammu, ofronin shumë specifika mbi mbarëvajten e martesës, nga ndëshkimet për tradhëti deri tek statusi ligjor i fëmijëve të lindur nga skllevërit.  

Shumë shoqëri të lashta lejonin një lloj forme marrëdhëniesh matresore në të njëjtën kohë. Madje edhe sot, më pak se një çereku i qindra kulturave të ndryshme të botës e ndalojnë atë. Por vetëm sepse diçka lejohej nuk do të thotë se kjo ishte gjithmonë e mundur. Realitetet demografike, si edhe lidhja ndërmjet pasurisë dhe martesës, do të thoshte se, sunduesit dhe elitat në Mesopotaminë Antike, Egjipt dhe Izrael, kishin disa konkubina ose gra, ndërsa njerëzit e zakonshëm mund të përballonin vetëm një ose dy gra, duke anuar më shumë drejt praktikimit të monogamisë.

Në vende të tjera, një grua mund të kishte më shumë sesa një burrë, si në Malet e Himalajeve ku të gjithë vëllezërit në një familje martoheshin me një njëjtën grua dhe e mbanin sasinë e vogël të tokës fertile, që të mos ndahej në mënyrë të vazhdueshme në shtëpi të reja.

Martesat mund të varionin jo vetëm nga numri i personave të përfshirë, por edhe nga lloji i njerëzve. Megjithëse, emrat dhe ligjet për organizime të tilla mund të ndryshojnë, bashkimet brenda të njëjtit seks të njohura publikisht, janë shfaqur përgjatë civilizimeve të ndryshme në histori. Lutjet mesapotameane përfshinin bekimet për këto lloj çiftesh, ndërsa individët vendas amerikan dy-shpirtëror, kishin marrëdhënie me të dyja sekset. Shembujt e parë të organizimeve të tilla, të quajtura ‘martesë’ vijnë nga Roma, ku Perandori Nero dhe Elagabalus, që të dy janë martuar me burra në ceremoni publike, ku kjo praktikë ka qenë tërësisht e ndaluar në vitin 342 para Krishtit. Por tradita të ngjashme mbijetuan mirë deri në epokën e krishterë, si ‘Adelphopoiesis’, ose ‘vëlla-bërja’ në kishat ortodokse, madje edhe një martesë e vërtetë ndërmjet dy burrave është regjistruar në vitin 1061 në një kapelë të vogël në Spanjë.

Martesa nuk ishte as e nevojshme ndërmjet dy njerëzve të gjallë. Martesat fantazmë, ku ose burri ose gruaja kishte vdekur, kryheshin në Kinë për të vazhduar lidhjet familjare apo për të qetësuar shpirtrat e shqetësuar. Edhe disa fise në Sudan ruanin praktika të ngjashme.

Pavarësisht të gjitha këtyre ndryshimeve, shumë martesa përgjatë historisë kanë pasur një gjë të përbashkët. Me çështjet thelbësore si pronat dhe riprodhimi në lojë, ato ishin shumë të rëndësishme për t’u varur nga dashuria rinore. Veçanërisht tek klasat e larta, martesat bëheshin shpesh nga familjet ose nga sunudesit. Por edhe për njerëzit e zakonshëm, të cilët kishin ende një farë shkalle zgjedhjeje, shqetësimi kryesor ishte prakticiteti.

Ideja moderne e martesës si të lidhur kryesisht me dashurinë dhe marrëdhënien, është shfaqur vetëm në dy shekujt e fundit. Me industrializimin, urbanizimin dhe rritjen e klasës së mesme, më shumë njerëz u bënë të pavarur nga familjet e mëdha dhe ishin në gjendje të mbështesnin një shtëpi të re më vete. Të inkurajuar nga ide të reja nga Iluminizmi, njërëzit filluan të fokusoheshin tek lumturia dhe interesat individuale, sesa tek detyrat familjave dhe pasuria apo tek statusi, të paktën pjesën më të madhe të kohës. Dhe ky fokus, në lumturinë indviduale, shpejt çoi në transformime të tjera, si lehtësimi i kufizimeve në lidhje me divorcin dhe shumë njerëz të cilët martoheshin në një moshë më të vonë.

Kështu, ndërsa vazhdojmë të debatojmë mbi rolin dhe përkufizimin e martesës në botën moderne, mund të na ndihmojnë të mbajmë në mendje se, martesa është formësuar gjithmonë nga shoqëria, dhe duke qenë se struktura, vlerat dhe qëllimet e shoqërisë ndryshojnë me kalimin e kohës, po kështu bashkë me të ndryshojnë edhe idetë e saj mbi martesën.  

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.