Nga Eric Broug, TED-ED, 2015

Në kulturën islamike, gjeometria ndodhet kudo. Mund ta gjesh tek xhamitë, medresetë, pallatet dhe në shtëpitë private. Kjo traditë ka filluar në shekullin e XVIII-të të erës sonë, gjatë historisë së hershme të islamit, kur artizanët huazuan motivet që kishin ekzistuar më parë në kulturën romake dhe atë persiane, duke i zhvilluar ato më tej në forma të reja të shprehjes pamore. Kjo periudhë e historisë, ishte një epokë e artë e kulturës islamike, gjatë të cilës shumë arritje të civilizimeve të mëparshme u ruajtën dhe u zhvilluan më tej, duke rezultuar në përparime thelbësore në studimin e shekencës dhe të matematikës.

Si shoqëruese të saj ishte një përdorim gjithnjë edhe më i sofistikuar i abstraksionit dhe i gjeometrisë komplekse në artin islamik, nga motivet e ndërlikuara të luteve, për zbukurimin e tapetëve dhe tekstileve, tek modelet e pllakave të cilat dukeshin sikur përsëriteshin në pafundësi, duke frumëyuar magjepsje dhe zhytje në rendin e së përjetshmes. Pavarësisht kompleksitetit të jashtëzakonshëm të këtyre dizanjove, ato mund të krijohen thjesht me një kompas për të vizatuar rrathët, si edhe një vizore për të vizatuar linja brenda tyre. Dhe nga këto mjete të thjeshta rrodhi shumëfishimi kaleidoskopik i modeleve.

Por si funskionon diçka e tillë në pratikë?

Çdo gjë fillon me një rrethë. Vendimi i parë kryesor është se si do ta ndash atë? Shumica e modeleve e ndajnë rrethin në katër, pesë ose në gjashtë seksione të barabarta. Dhe çdo ndarje i jep jetë modeleve të tjera dalluese. Ka një rrugë të lehtë për të përcaktuar nëse çdo model bazohet mbi një simetri katër, pesë, ose gjashtë këndore. Shumica përmbajnë yje të rrethuar nga forma petale. Numërimi i numrit të rrezeve nga qendra e burimit të dritës, ose numrin e petaleve rreth tij, na tregon se në cilën kategori bën pjesë ajo. Një yll me gjashtë rreze, ose të rrethuar nga gjashtë petale i përket kategorisë gjashtëkëndore. Ndërsa, ajo me tetë petale, është pjesë e kategorisë katërkëndore, dhe kështu me rradhë.

Në këto dizenjo ka edhe një përbërës tjetër sekret: një rrjetë koordinatash që fshihet poshtë dizenjos kryesore. E padukshme, por thelbësore për çdo model, kjo rrjetë koordinatash ndihmon në përcaktimin e shkallës së kompozimit përpara fillimit të punës, ajo siguron që modeli të mbetet i saktë, dhe lehtëson shpikjen e modeleve të reja të pabesueshme.

Le të shikojmë, një shembull, se si vijnë këto elementë të gjithë bashkë. Do të fillojmë me një rreth brenda një katrori dhe do ta ndajmë atë në tetë pjesë të barabarta. Më pas, ne mund të vizatojmë një çift linjash të cilat kryqëzohen, duke u mbivendosur me njëra-tjetrën. Këto linja quhen linja ndërtimi, dhe duke zgjedhur një grup nga segmentet e tyre, ne do të mundemi të formojmë bazat e modeleve tona përsëritëse. Shumë dizanjo të ndryshme janë të mundura nga të njëjtat linja të ndërtimit thjesht duke zgjedhur segmente të ndryshme.

Dhe modeli i plotë, së fundi, del kur ne krijojmë një rrjetë koordinatash me shumë përsëritje të kësaj pllake të vetme në një proces të quajtur mozaik. Duke zgjedhur një grup linjash të ndryshme ndërtimi, ne mund të kemi krijuar këtë model, ose atë tjetrin. Mundësitë këtu janë vizualisht të pafundme.

Ne mund të ndjekim të njëjtat hapa për të krijuar modelet gjashtëkëndore, duke vizatuar linja ndërtimit mbi një rreth të ndarë në gjashtë pjesë, dhe më pas ta vendosim atë në një mozaik, dhe atëhëre do të kemi diçka të tillë. Këtu kemi edhe një model tjetër gjashtë këndor që është shfaqur gjatë këtyre shekujve dhe në të gjithë botën islamike, duke përfshirë Marrakesh-in, Agra-n, Konya, dhe në Alhambra. Modelet katërkëndore futen në një rrjet koordinatash, dhe një model gjashtëkëndor në në rrjet gjashtëkëndor. Modelet katërkëndore futen në një rrjetë katrore dhe modelet gjashtëkëndore në një rrjetë gjashtëkëndore.

Megjithatë, modelet pesë këndore, janë më sfidueset për t’u vendosur në mozaik sepse pesëkëndëshat nuk e mbushin plotësisht një sipërfaqe, kështu që, në vend të krijimit të një modeli në një pesëkëndësh, duhen shtuar forma të tjera për të bërë diçka që mund të përsëritet, dhe që do të rezultojë në modele të cilat mund të duken padallueshmërisht komplekse, por që ende mbeten relativisht të thjeshtë për t’u krijuar.

Gjithashtu, mozaiku nuk kufizohet vetëm tek format e thjeshta gjeometrike, siç tregon puna e M. C. Escher-it. Dhe ndërsa, tradita islamike e dizenjove gjemetrike nuk ka tendencë të fusë në punë elementëtë tillë si peshq dhe fytyra, ndonjëherë ajo përdor forma të shumëfishta për të punuar mbi modele komplekse.

Kjo traditë më shumë sesa 1,000 vjeçare ka përdorur gjeometrinë bazike për të prodhuar punë të ndërlikuara, dekorative dhe të këndshme për syrin. Dhe këta mjeshtra kanë provuar se sa shumë është e mundur të arrihet me pak intutitë artistike, krijmtari, përkushtim dhe me një kompas dhe vizore të madhe.

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.