Nga Laura Morelli, TED-ED, 2014

Nëse do të thoja ‘Venecia,’ a do ta përfytyronit veten duke rrëshqitur përgjatë Kanalit të Madh, me një gondolier që ju këndon serenata? Nuk ka asnjë dyshim që gondola është një simbol i Venecias, së Italisë, por nga e merr pamjen e saj të dalluar kjo varkë me formë babaneje dhe me ngjyrë të zezë?

Origjina e gondolas veneciane ka humbur për historinë, por aty nga vitetet 1500-të, diku tek 10,000 gondola transportonin personalitetet, tregtarët dhe mallrat përgjatë kalaneve të qytetit. Në fakt, Venecia ishte e mbushur me shumë lloje varkash të bëra me dorë, që nga trapët për transportimin e mallrave deri tek varkat rrëshqitëse për dukje të Doxhit. Si një sistem taksie e ditëve moderne, gondolat i jipeshin me qira varkëtarëve të cilët i vinin qytetit vërdallë. Pasagjerët paguanin një pagesë për t’i lëvizur ata nga njëri krah i Kanalit të Madh tek tjetri, si edhe në pika të tjera të qytetit.

Por gondolierët shumë shpejt zhvilluan një sërë zakonesh të këqia. Dokumentet historike përshkruajnë kundravajtje të shumta nga varkëtarët, duke përfshirë mallkimin, kumarin, zhvatjen e pasagjerëve, madje edhe raste dhune. Për të minimuzuar paparashikueshmëritë e udhëtimit në kanal, qytetarët e Venecias të cilët mund të përballonin blerjen e gondolave të tyre vet, ashtu sikurse sot një njeri i famshëm mund të përdorë një makinë ose shofer personal, blenë gondolat e tyre personale. Këta venecianë të pasur punësonin dy gondolierë personalë për t’i transportuar ata përgjatë qytetit dhe për mirëmbajtjen e varkave të tyre.

Shpejt gondola u kthye në një simbol statusi, pak a shumë si një makinë e shtrenjtë sot, me pjesë të përshtatura sipas kërkesave, me ornamente të skalituara dhe të praruara, dhe pëlhura të endura sipas sezoneve, si mëndafsh ose kadife. Megjithatë, shumica e gondolave që shikojmë sot janë të zeza sepse në vitin 1562, autoritetet veneciane urdhëruan që të gjitha gondolat, më përjashtim të atyre ceremoniale, duhet të lyheshin me bojë të zezë për të shmangur shfaqje mëkatarë ekstravagante. Disa venecianë të pasur zgjodhën të paguanin gjobat në mënyrë që të mund të mbanin gondaolat e tyre me ornamente, një çmim i vogël për të ruajtur dukjen.

Pamja e ndryshme e gondolave është zhvilluar përgjatë shumë shekujsh. Çdo gondolë ndërtohej në kantierin detar të një familjeje të quajtur ‘squero’. Nga baballarët dhe gjyshërit e tyre, djemtë mësuan se si të zgjidhnin dhe kalitnin pjesë nga druri i ahut, i qershisë, elmit, bredhit, blirit, druri i kuq, lisi dhe arra. Bërësit e gondolave fillonin me një skelet druri e cila mund të ishte punuar në punishten e tyre gjenerata më parë. Nga kjo formë bazike, ata i bashkëngjisnin ballin dhe pupën, pastaj formonin dërrasën kryesore të gjatë dhe brinjët që përbënin kuadrin e një varke të dizenjuar për të rrëshqitur nëpër kanale të ngushta dhe të cekta. Gondola nuk ka linja të drejta ose maja/kënde.

Profili i saj i njohur është arritur nëpërmjet një procesi impresiv me zjarr dhe me ujë që përfshin përdredhjen e varkës me pishtar të përbërë nga kallam moçali të flakëruar. Megjithatë, shumica e 500 orëve që shkon për ndërtimin e një gondole përfshin edhe fazën përfundimtare: përgatitja e sipërfaqes dhe aplikimi i shtresës pasuese të lustruar kundra ujit. Llustra ka qenë një recetë

familjare, po aq e ruajtur me fanatizm sa ajo për përgatitjen e rizotos ose një salcë të përgatitur në shtëpi.

Megjithatë edhe me përfundimin e punës në dru, gondola është ende e papërfunduar. Artizanë të specilizuar i furnizonin kolegët e tyre gondolabërës, me mbulesat e detajuara të ndarjes së pasagjerëve, tapiceri dhe ornamente prej çeliku dhe tunxh. Rremtarët u bënë një pjesë integrale e partnerëve të gondolabërësve. Rrema ose ‘forcola’ për lundrimin e gondolës filloi si një piru i thjeshtë druri, por evoloi në një mjet me precizion të lartë që e lejonte gondolierin për ta drejtuar gondolën në shumë pozicione.

Deri në fund të vitit 1800-tës, gondolabërësit filluan ta bënin anën e majtë të gondolas më të gjerë sesa anën e djathtë të saj për të vepruar si kundërpeshë për ruajtjen e ekulibrit nga forca e krijuar nga një gondolier i vetëm. Ky modifikim i lejoi rremtarët që të manovronin vetëm nga ana e djathtë dhe pa e ngritur rremën nga uji. Ndonëse, këto modifikime e përmirësuan udhëtimin me gondola, ato nuk mjaftonin për të ruajtur të njëjtën shpejtësi si varkat e motorizuara.

Sot, vetëm rreth 400 gondola rrëshqasin nëpër rrugët e ujit të Venecias, dhe çdo vit, edhe më pak gondola origjinale manovrohen me duar dhe rremë. Por përgjatë rrugicave, shenjat e rrugëve përmbajnë fjalë në dialektin venecian për vendndodhjet e kantierëve të vjetër të bërjes së gondolave dhe stacioneve të tyre të nisjeve, duke shënjuar kujtesën e zanatit të ndërtimit të varkave të cilat dikur ishin të gjalla dhe rrëshqisnin qetësisht e qëndrueshëm nëpër kanal.

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.