Kur në prag të zgjedhjeve të fundit, Rama paraqiti partinë e tij si të reformuar, nën motton impozante „Rilindja“, shumë të rinj mbase edhe qenë mahnitur nga motoja e fisme. Në fund të fundit, një rilindje është ajo që i duhet një shteti në tranzicion si Shqipërisë – pikërisht këto premtonte Rama dhe partia e tij. Rezultatet e zgjedhjeve treguan se qytetarët ia besuan të qeverisë, me shpresë se atdheu i tyre do rilindte, do bëhej vënd më i mirë.

Dukshëm, ajo që qytetarët e Shqipërisë harruan të pyesnin ishte: Çfarë lloji Rilindjeje?, dhe të kujtonin se KUSH po ua premtonte atë. Natyrisht, qytetarët e shkretë i joshi retorika, motoja dhe ideja: «Rilindje! Për një Shqipëri Europiane!»

Duke pasur parasyshë rrënjët e Partisë Socialiste, natyrisht i ka po te Partia e Punës, vetë ekzistenca e saj politike është [njëfarë] “rilindje”, madje po të më pyesni mua jo vetëm rilindje, por edhe mrekulli!? Prandaj, në pyetjen a është PS-ja rilindase, mund të përgjigjem pozitivisht. Madje askush nuk mundë të thotë të kundërtën! Është rilindje që ç’ke me të bile! Veprojnë dhe punojnë njësoj si paraardhësi e tyre – disa nga ata madje janë ende në pushtet.


Çështja ideologjike

Filozofia politike e Ramës, njësoj si shumica e qeverisjeve me bindje të majta – progresiste me tendenca totalitare, kanë një karakteristikë të përbashkët teologjike në politikëbërje. Duke qenë se vetë ideologjia e majtë, zakonisht e do ashtu, nuk besojnë në fuqi supreme transhedentale, që ne e quajmë Zot. Madje kur janë në qeveri synojnë të imitojnë pushtet të tillë – të nderohen si të tillë. Shkurt, ndër hapa e parë të qeverisjes është shtrirja e pushtetit absolut. E thënë thjeshtë: privatja bëhët publike, profaniteti shenjteri, lideri profet. Me ardhjen në pushtet, Rilindja shpalli dogmën e vjetër: Jashtë Partisë nuk ka shpëtim. Sepse kush nuk është me ne është kundër nesh.

Pra, në vend të punës [pa parti] ofroi papunësimin; në vend të prosperitetit riforcoi korrupsionin në çdo sferë, sepse pa parti e mik nuk ka asgjë. Ekonomia rifilloi të merrte tatëpjetën. Jo më kot, të rinj dhe të vjetër zgjodhën përgjatë këtyre viteve emigrimin.

Artist rilindas kundër kulturës

 Po ti rikthehemi temës së rilindjës partiake. Njësoj si partia e Punës që shembte tempujt fetarë, PS-ja «rilindase» shemb «tempuje kulturorë. Shemben kullën e Prek Calit për herë të dytë, tani në rastin më tragjik për kulturën shqiptare shkatërruan edhe Teatrin Kombëtar. Ironikisht, edhe arsyetimi i shembjeve, nga disa rilindas mbetet i njëjtë. Ose do të thonë «Po çe do? Teatri ishte i vjetër, duhet një i ri!“. Shkatërrimi i „së vjetrës“ për vet idene se „është e vjetër» definohet veëm si akt barbar, dhe që nuk është nevoja të komentohet gjatë, ndonëse e them serish, edhe kjo është pjesë e problemit ideologjik vulgar – shkatërrim dhe inovacion, jo ruajte dhe trashigimi. Argumenti tjetër është «E kanë ndërtuar fashistët!»Ndonëse të dy arsyetimet janë absurde, kjo e dyta aq më pak bën aspak sens.

Rikthehemi te artisti rilindas kundër artit e kulturës. Duket si oksimoron, apo jo? Por të mos ju vije aspak habi se akte të tilla i urdhëron kryeministri artist. Edhe kjo e ka simbolikën e vet.

Përgjatë vizitës së shkurtër në Shqipëri, këtë fakt e pati vërejtur edhe filozofi i shquar britanik Sir Roger Scruton, dhe mendoj se është thelbësore të përmëndet. Disa vite më parë filozofi britanik mbas takimit që pati me Ramën, pati bërë një koment mbi artin dhe qeverisjen e tij, gjë që atëherë tingëllonte si shaka tipike angleze. Ndonsë kur kthehemi më pas, dukët perherhë e më e vertetë. Citoj: “…nëse qeveris siç pikturon, [atëherë] jeni në telashe!

Padyshim, doli që filozofi, tashmë i ndjerë, pati shumë të drejtë. Mund të mësosh shumë mbi një përson nga gjërat që i quan „vlera“. “Arti”, njësoj si filozofia politike, e Ramës  është në të vertetë një kiç, që të mos them shkarravinë pa asnjë kuptim. E kam fjalën, po nuk besuat hidhuani një sy vetë. Prandaj asnjë shkatërrim, qoftë shoqërorë, ekonomik apo kulturorë që bën qeveria e tij, nuk më habitë. Kjo nuk është më vetëm një çështje politike, por çështje vlerash – dhe pikërisht këto të fundit duket se nuk i njohin rilindasit e barbarizmit të Partisë së Punës.

-Albert Bikaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.