“Himn në ditëlindën e tetëdhjettë të papës Gjon Palit II”

Vijmë te ti, si njerëz fe brishtë,
Që të mund t’na forcosh me shëmbullin e jetës tënde
Dhe të na çlirosh nga ankthi
Për të nesërmën dhe vitin që vjen. Shekulli yt i njëzettë
U bë i famshëm nga emrat e tiranëve të fuqishëm
Dhe nga asgjësimi i shteteve të tyre grabitqare.
E dije që duhëj të ndodhte. Ti predikove paqën:
Se vetëm Krishti është zot dhe udhëzues i historisë.

Të huajt nuk kuptonin dot se nga vinte fuqia e fshehur
E një rishtari nga Vadovica.[1] Lutjet dhe profecitë
E poetëve, të cilëve paratë dhe përparimi ua neveriti,
Ndonëse ishin të barabartë me mbretër, pritën ty
Që ti, dhe jo ata, të mund shpallësh, urbi et orbi[2],
Se shekujt nuk janë absurd por një rend i gjerë.

Bari që na u dha kur zotat ikën!
Nën mjegullën mbi qytete, Viçi i Artë[3] shkëlqën,
Turmat e  pambrojtura garojnë për të ofruar sakrificën
E fëmijëve të tyre në ekranët e përgjakshme të Molokut[4].
Në ajër, frigë, vajtim pa fjalë:
Sepse deshira për të besuar nuk është e njëjtë si besimi.

Pastaj, papritmas, si tingulli i kthjellët i këmbanave për matins[5],
Shenja jote e kundërshtimit, e cila është si mrekulli.
Njerëzit pyesin, pa e kuptuar, si është e mundur
Që të rinjtë e shteteve të pafe
Mledhën në sheshe, krah për krah,
Në pritje të lajmit dy mijë vjeçarë
Dhe hedhin veten në këmbët e Vikarit[6]
I cili përqafon me dashurinë e tij të gjithë fisin njerëzorë.

Ti je me ne dhe do jeshë që tani e tutje.
Kur fuqitë e kaosit të ngrenë zërin
Dhe pronarët e së vertetës të ngujohën nëpër kisha
Dhe vetëm dyshuesit do qendrojnë besnik.
Portreti yt në shtëpitë tona çdo ditë na kujton
Se sa shumë një njeriu mund të arrisë dhe se si vepron shenjtëria.

Shqipëroi: Albert Bikaj, Maj 2020./Kallnori.org


[1] Qyteti i lindjës së papës Gjon Palit II (Karol Vojtila).

[2] Prononcim solmen dhe bekim apostolik i papës. Lat. “Qytetit [të Romës] dhe Botës”.

[3] Idhudh i rremë që permendet në Bibël. Paganët, një kohë edhe hebrenjët, e patën nderuar përpara Beslidhjës së Mojsiut dhe popullit hebre. Ang. Golden Calf.

[4] Idhudh që fisi i kanëve i ofronte sakrifica.

[5] Lutja katolike e e mengjesit, dmth. e liturgjisë së orëve.

[6] Vikari i Krishtit – tituli i shën Pjetrit, zëvëndësit të Krishtit në Tokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.