Gjithmonë vizitorët sllavë, kryesisht të tillë, por dhe jo sllavë sa hyjnë në Kështjellën e Shkodrës interesohen për legjendën e Rozafës! Sigurisht legjendë, pa asnjë të vërtetë dhe me lidhje të mesjetës së hershme sllave, apo më mirë të themi serbe! Pakuptimisht kjo legjendë, ka zbehur historitë e mëdha të Kështjellës së Shkodrës që nga antikiteti Ilir dhe më vonë! Legjenda e Rozafës dhe emri i saj i huazuar nga lindja kryesisht nga sundimi serb dhe sllav! Ka plot popuj mistikë dhe që legjendën e kanë parësore, sllavët kryesisht, sepse kanë më pak histori, por ne (një pjesë e artit dhe kulturës) legjendën e Rozafës e kemi ngritur gabimisht mbi historinë e Kështjellës madhështore të Shkodrës! Dje ambasadorja Kim, ishte në Shkodër dhe i bëri elozhe për pavarsinë dhe shpirtin e lirisë të Shkodrës dhe tha gjithashtu se historia e Kështjellës së Rozafës e lidh atë personalisht me këtë qytet! Përkthimi në gazeta e fjalës së saj është si gjithmonë gabim, por ajo tha “historia e kështjellës kalasë Rozafa dhe jo historia e Rozafës! Nuk kishte parasysh Rozafën legjendë, por historinë e kështjellës së Shkodrës! Sllavët dhe historianografia e tyre, pushtimi dhe sundimi i tyre, kanë dashur gjithmonë deri në Akademinë e Shkencave të tyre dhe ndikimin mbi ne, që më tepër rëndësi të kishte legjenda e Rozafës, gruas së sakrifikuar dhe vëllezërve, se sa antikiteti, qënësia, përkatësia dhe sundimi Ilir dhe më vonë shqiptar i Shkodrës! Ju interesonte të kishte legjendë Rozafa se sa histori Teuta! Ose të mungonte historia e Agronit dhe Gentit, sepse mungojnë në atë kohë emrat sllav dhe mungon historia sllave nga që sllavët në atë kohë, nuk janë askund! Edhe historinë Balshaj e bëjnë Balshiq dhe për Bushatlinjtë krenohen pse me tradhëti e pabesi ( jo me trimëri) i kanë prerë kokën Karamahmudit! Maskarenjve të historisë së armiqve pushtues tradicionalë të djeshëm dhe deri në rrethimin 1912-13-të, ju leverdis legjenda Rozafa më tepër se sa historia e luftrave, mbrojtjes dhe gjakut të derdhur për lirinë e pavarësinë në Kështjellën e Shkodrës! Në antikitet dhe histori, kështjella e Shkodrës nuk ka patur emrin Rozafa, aspak asnjëherë, sepse nuk është askund i shkruajtur as i përmendur nga askush. Ky emër është lidhur me etninë sllave, religjonin e mbajtur prej tyre dhe sjellë disi para tyre për nder të një qyteti larg shumë larg në Sirinë e sotme i quajtur “Rusaf” ku janë masakruar shënjtorët Sergi e Baku dhe kur dyluftimi sllav orthodoks dhe sigurisht kisha Romane e ardhur për herë të parë si religjon në tokat ilire kanë bërë me njëri tjetrin! Pra ndarja mes kishës lindore dhe perendimore dhe perandorisë, po ashtu, ka sjellë dhe legjendat e reja e momentet e reja të emrave dhe pushtimeve! Por Kështjella e Shkodrës është kështjella e Shkodrës, më përpara religjoneve monoteiste dhe frymës së tyre. Po pra po dhe fryma e pavarsisë, lirisë, janë në historinë Teuta dhe jo te legjenda Rozafa! Kështjella e Shkodrës është shumë më e vjetër se sa legjenda Rozafa ( e kjo është apoteoza e transformimit me qëllim të keq etno religjonar) dhe pastaj vetë historia e saj është shumë më e bukur, më e mrekullushme se sa legjenda e saj! Nuk kanë dashur pushtues dhe armiq të Shkodrës dhe kanë bërë paralele mes historisë e legjendës, mes një të vërtete dhe një sajese, që në fund të besohej sajesa dhe mbi sajesën sllavët të kërkonin dhe Kështjellën e Shkodrës! Shpirti i lirisë e i pavarësisë së Kështjellës së Shkodrës është te përballja e Teutës me perandorinë më të madhe të kohës ose asaj Romane, Genti gjithashtu, Agroni dhe mbretëria më e madhe Ilire e kështjellës së Shkodrës. Ose dy rrethimet 1474-1478 -të të cilat ishin më të mëdhatë që perandoria Osmane ka bërë në Europë përfshi dhe Vienën për të shkruar një histori lufte dhe rezistence të jashtëzakonshme ! Shpirti i lirisë së saj janë përballjet e pashallarëve shqiptarë me portën e lartë, kryengritjet e bashkuara qytetarë dhe malësore nën pashallekun e shkëlqyer shqiptar! Gjaku i luftrave për Kështjellën e madhe të Shkodrës, është më i shumti i derdhur në krahësim me të gjitha historitë e kështjellave iliro shqiptare në një histori mbi 2500 vjeçare! Vetëm rrethimi i Shkodrës dhe kështjellës së saj nga ato që duan legjendën e Rozafës dhe mohojnë Teutën në 1912-tën deri në prill të 1913-tës tregon se asnjëherë të tillë ngulmues për legjendën Rozafa, nuk heqin dorë nga historia e tyre legjendare për legjendën për të mohuar historinë madhështore iliro shqiptare! Shpirti i Pavarësisë së Shkodrës, ai i lirisë në këtë qytet, është pjesë e historisë që të tjerët jo miq të saj qoftë dhe shqiptarë, duan tja largojnë duke i përmëndur legjendën e Rozafës! E për më tepër fajin më të madh kanë shqiptarët që duke nënvlehtësuar historinë e Teutës, duke mos ngritur në piedestale Teutën, Gentin, Agronin, Balshajt, Karamahmud Bushatin e shumë e shumë njerzve të lartë të historisë dhe jo legjendës – i bëjnë shërbim legjendave sllave! Ju kanë imponuar legjendën e “bukur” në Shkodër dhe i kanë ndaluar asaj të ketë në mermer figura historike reale të një madhësie të tillë e cila do ti bënte qytetit nder dhe lavdi!
Pra dhe kur vjen një ambasadore apo ambasador i huaj dhe nuk i shikon këto figura në qytet, kur nuk i shikon në pidestale të lartë, e kupton se qyteti nuk ka kaq fortë të rëndësishme historinë e tij, por legjendën! Kur ndodh që një ambasador që ndan legjendën nga historia, atëhere fajin ja lë qytetarëve të Shkodrës që historinë e Kështjellës së Shkodrës e ka mbas legjendës së Rozafës! Sigurisht kjo është gabim dhe për Shkodrën e sotme një faj i madh!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.