Home Blog

Kongresi i Manastirit- njëra nga lëvizjet më emancipuese të kulturës shqiptare – nga Ndue Ukaj

Me 22 nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit, i cili, e miratoi alfabetin latin të gjuhës shqipe, të propozuar nga Shoqëria “Bashkimi”. Ky Kongres, shënon njërën nga lëvizjet më emancipuese të kulturës shqiptare. Sepse, vendimet e tij, ishin tejet të dobishme, dhe i dhanë shtytje të fuqishme zhvillimit të shkrimit dhe arsimit shqip, por edhe lëvizjeve kombëtare. Po ashtu, kjo...

Kontributi i Urdhërit Françeskan në Shqipëri – nga Jerina Rasha

Nga Jerina RASHA 5 Nëntori ishte përvjetori i ditës së Lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare. Ne fakt duhet të ishte festë zyrtare dhe të zhvilloheshin aktivitete në kujtim të tyre me qëllim për të sjellë në kujtesë apo për të hedhur dritë sado pak mbi atë çfarë ato ishin dhe çfarë gjurmësht kishin lënë në këtë jetë...

“Frika se të kam humbë o Malësi” – poezi nga Nokë Sinishtaj

Herë-herë natën kur më del gjumi/m’afrohet dora e kujtimit tamam si ajo e nanës/ Që e zbulon prej votrès farën e zjarmit prej hinit/ E fluturon me nji shpejtësi ma të shpejt se ajo e dritës. Rri në shtrat. Bafti i hajrit kjoftë, huqas.. E shtang, shtatë-kerqethun zgordoj hapsinen. Lypi kodin Me i zberthye enigmat… Por heshtja e mendimi se të humba ty, O,...

“Kinemaja në komunizëm” – nga Brunilda Ternova

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pushteti në Shqipëri u morr nga komunistët. Si në ç’do vend ku sistemi komunist u instalua, edhe në Shqipëri ndoqi të njëjtat hapa. Fakti që njerëzit as nuk e kishin idenë se çfarë ishte apo përfaqësonte komunizmi, dhe për më tepër ishte një doktrinë e cila binte në kundërshtim të hapur me...

“Sa turp, nuk kemi armiq!” – nga Umberto Eco

Javën e shkuar më ra rasti të kem si taksist një burrë me ngjyrë, me një emër të padeshifrueshëm, por që më sqaroi aty per aty se ishte pakistanez. Pastaj më pyeti nga vija unë (në Nju Jork njeriu vjen gjithmonë nga diku tjetër), i thashë që isha italian dhe ai nisi të më pyeste më shumë. Dukej i...

“Pianisti”- libër ku ndërgjegjja njerëzore mund të pastrohet – nga Ndue Ukaj

Poeti, kompozitori dhe eseisti i njohur gjerman, Wolf Biermann, në pasthënien që i shkruan librit “Pianisti”, e kujton një bisedë prekëse me autorin, Wladyslaw Szpilmanin: “Në rini kam studiuar dy vjet muzikë në Berlin. Nuk jam në gjendje të kuptoj ç’ka bërë vaki me këta gjermanë...kanë qenë kaq shumë të dhënë pas muzikës!” Lexuesi i këtij libri, por edhe...

Libri i javës: Mitet e historiografisë arbëreshe nga Matteo Mandala

Shtëpia botuese "Naimi" sjellë në treg librin më të ri të albanologut të shquar arbëreshë Matteo Mandalà. Libri ka 309 faqe dhe është i ndarë në katër kapituj, në të cilët autori thyen mite të ndryshme të cilat më parë merreshin si fakte historike. Mbi librin e sapobotuar shkruan Prof. dr Aurel Plasari: "Libri mitet e historiografisë arbëreshe i...

Diskursi psikoanalitik – nga Blerta Haxhiaj

Shumë nga diskutimet filozofike janë specifikuar nga rindezja mjaft mahnitëse e çështjes së realizmit. Në të vërtetë duket se po dëshmohet një ringjallje të fuqishme të çështjes së realizmit, me konceptualizime të reja ose përkufizime të kësaj të fundit, si dhe të kundërshtarit të saj ('korrelacionizmi' në vendin e nominalizmit). Alenka Zupančič propozon për të marrë mundësinë e kësaj për ta ngritur çështjen në...

Formula e pagëzimit – nga Ndue Ukaj

Nëntorin e vitit 1462 Arbërinë e mbuloi mjegulla. Imzoti Engjëllor në mesnatë hapi dritaren dhe pa një errësirë të madhe. Shandanët e ushtarëve në pallatin e tij nuk bënin dritë. I mërzitur piu një kafe dhe një gotë raki. Pulsi i zemrës i rrihte fort. Nga pallati i Gjergj Kastriotit nuk shihej kthjelltësia e detit. E matanë bjeshkëve vinte një erë në formë...

A ekziston një “çështje Trebeshina”? – nga Xhafer Rakipllari

Ai që shkruante “si i thonte shpirti pa pyetur për pasojat”, larg shgarravitjeve letrare të kohës; me një guxim politik prej intelektuali që plotësohej me guximin artistik të shkrimtarit, mungonte në Panairin e 9-të të Librit.  Ndër 100 Shtëpi Botuese pjesëmarrëse në Panairin e Tiranës vetëm dy prej tyre dukej se i kishin kushtuar një vëmendje minimale këtij autori...

Artikujt e fundit